Vdekja e punëtorit në Golem/ Arrestohet përfaqësuesi i firmës, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike

Vdekja e punëtorit në Golem/ Arrestohet përfaqësuesi i firmës, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike

GOLEM- Pas aksidentit tragjik në punë, që i mori jetën 40-vjeçarit Dashamir Hyka, në Golem, policia ka arrestuar përfaqësuesin e firmës që kryente punimet si dhe ka shpallur në kërkim  administratori dhe drejtuesja teknike.

I arrestuari është M. K., 37 vjeç, banues në Durrës ndërsa të shpallurit në kërkim janë I. K. dhe E. S.

Sipas policisë në objektin e ndërtimit ku u rrëzua teksa punonte dhe më pas gjeti vdekjen në spital Dashamir Hyka, janë shkelur kushtet e sigurisë në punë.

M. K., me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori Dashamir Hyka (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qenë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që  M. K. përfaqësonte.

Ndërsa I. K. dhe E. S., janë shpallur në kërkim pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Të tre këta persona akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Referuar shifrave zyrtare nga Inspektoriati i Shtetëror i Punës (ISHP) nga janari-gusht 2019 janë regjistruar 99 raste aksidentesh në punë, nga të cilat 25 kanë qenë me pasojë vdekjen dhe për këto ngjarje askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. 

Vetëm pak kohë më parë, dy punëtorë humbën jetën, e ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë. Në burg ndodhet vetëm inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, e ndërsa administratori i 'Skela Syla', Petrit Syla është lënë i lirë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 23/10/2019 11:56

    S'e di nese u kushton me lire ketyre pronareve te mbajne nje punetor te pasiguruar dhe pa pajisjet e sigurise ne pune, apo tani qe i kane hapur bela vetes me prokurori dhe gjykata? Kur do e kuptojne keta idiote se ligjshmeria te kushton me pak?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj