TIRANE - Policia e Tiranës ka bërë me dije se për shkak të punimeve është bllokuar rruga nga kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar.

Policia bën me dije se punimet që po kryhen nga ARRSH në këtë segment rrugor e bëjnë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

Rruga do të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë kur të përfundojnë punimet e nisura.

Nuk është përcaktuar ende një afat se sa do të zgjasin punimet në këtë rrugë e as për sa kohë do të qëndrojë e bllokuar kjo rrugë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)