Duke nisur nga dita e nesërme, do të ketë punime në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. ARRSH njofton se si do të devijohet trafiku.
Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, procesi i punës do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkosësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra.
Sapo të përfundojë puna në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës. Kështu do të veprohet për 25 ditë me radhë.
"Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!" - njofton ARRSH.
Devijimi i trafikut në aksin Tiranë-Durrës, skema e publikuar nga ARRSH.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
kjo rruge nuk ploteson kriteret per tu quajtur autostrade....nuk ka hyrje -dalje te rregullta...hyhet direkt nga karburanti ne rruge...turp...se mos eshte vetem kjo rruge jashte standarteve...
PërgjigjuNe te dyja senset???Perdorimi i fjales senses ska kupton ne shqip.E di se Cfare do te thote,ne te dy drejtimet.Nuk kuptoje Pse i perdorin keto fjale qe nuk pershtaten ne shqip.
PërgjigjuO gjuhetar (me noten 5) para se te kritikosh duhet ta dish dhe vete se si quhen ,,nuk quhet ne dy sense as dy drejtime , quhen dy kahet e levizjes .