OSHEE njofton se në datat 6 dhe 7 qershor për shkak të disa punimeve në rrjet, disa zona në kryeqytet do mbeten pa energji elektrike.

Në datën 6 qershor pa energji do mbetet rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”.

Ndërsa në datën 7 qershor nga ora 09:30-15:00  pa energji do jenë rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Mine Peza”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”.

Nga ora 09:00-15:00 pa energji do jetë rruga “Pashko Gjeci” pranë Kthesës së Kamzës, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia.