Punimet artizanale, gratë në Kukës i kthehen traditës! Mjeshtrja Hate Ora: Kush ka dëshirë të vijë dhe të marrë zanat, ne ia japim falas

Hate Ora është një ndër artizanet e vjetra të Kukësit. Ajo me krenari na tregon punimin që ka bërë rreth 50 vite më parë.

“Si çdo lloj zanati, fillimi është i vështirë. Kjo është për veshje popullore që përdoret tek këmbëzat. 20 vjeçe kam qenë kur është bërë kjo. Punimi i parë i imi, 50 vjet ka kjo që është bërë, me vekë tradicionalë. Pastaj jam profesionuar me veglat e artizanit që më janë dukur akoma dhe më frytëdhënëse", tha Hate Ora.

Tashmë Hate Ora është certifikuar si mjeshtre, ndërsa jep mësime për gratë e vajzat që dëshirojnë të mësojnë këtë profesion.

 “Kushdo që do të vijë dhe të marrë zanat, ne ia japim falas pa lek”, tha ajo.

Në fshatin Bicaj të Kukësit është hapur një qendër zejtarie, që financohet nga Qeveria Gjermane, përmes programit Pro SEED/GIZ e që frekuentohet  nga më shumë se 100 gra të cilat vijojnë kurse rreth përpunimit të leshit dhe modernizimit të teknikave dhe produkteve te leshit.

“Nuk shohim vetëm një grua të zonjën për të bërë një biznes për vete dhe për të krijuar produkte që në fund të muajit t’ia blejnë, t’i shesë  dhe të krijojë një rrogë. Ne shohim përtej kësaj, atë grua që të mësoj dhe të tjerë që të fitojnë në këtë mënyrë një zanat dhe pastaj të shohim Kukësin, që të mësojë qytete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Në mënyrë që i gjithë shteti shqiptar të ketë një faktor dhe një të ardhur ekonomike që vjen pikërisht nga artizanti", tha Armida Alikaj.

Qilimat, sixhadet dhe punimet e tjera artizanale që prodhohen në Kukës po gjejnë treg në Itali, Francë e Gjermani.

“Fillimisht kanë kërkuar të huajt, nga Franca, Italia, Gjermania. E kam një dhuratë që e kam bërë për gjermanin, se ka marrë akoma dhe do të çohet me postë për një kompani pune në Gjermani. Punohen sixhade të trasha, kjo është për shkallë. Punohen dhe të mëdha në dimensione të ndryshme, edhe qilima etj” , shtoi ajo.

Ky projekt synon kualifikimin e sa më shumë grave e vajzave pasi është një mundësi e mire për punësimin e tyre por dhe promovimin e traditës shqiptare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë