Projektvendimi "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", i cili do të hartojë amendamentet për kodin zgjedhor, në kuadër të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR mori 130 vota.
Sipas vendimit komisioni, do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat tre mujor, përbëhet nga 10 anëtarë, përfaqësues të partive parlamentare, 5 nga maxhoranca (2 PD, 1 LSI, 1 PR dhe 1 PDIU), dhe 5 nga opozita: (PS 4 anëtarë, PBDNJ 1 anëtar). Gjatë punës së tij komisioni do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me partitë politike jo parlamentare të interesuara për reformën zgjedhore, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë se 1% të votave në shkallë vendi, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile që kanë ekspertizë dhe eksperiencë në procesin zgjedhor. Konsultime e dëgjesa publike do të zhvillohen me kërkesën e palëve edhe me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, KQZ-së, si dhe institucione shtetërore që kanë rol në procesin zgjedhor. Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste, ndërsa pranë tij do të ngrihet një grup ekspertësh teknikë. Për çështje të veçanta, për të cilat palët nuk gjejnë konsensus, do të kërkohet ekspertiza e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Ora 13: 00 MIRATOHET KODI HEKURUDHOR, KODI DETAR
Miratohen me 123 vota pro disa ndryshime në kodin hekurudhor dhe me 116 vota pro disa ndryshime në kodin detar. Ky është hapi i parë që kurorëzon në parlament marrëveshjen dypalëshe PD-PS të 14 nëntorit, ndër të tjera dhe për axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar. Vendimi i sotëm konsensual në parlament për miratimin e dy ligjeve, nga paketa e ligjeve me shumicë të cilësuar, duket se mbyll sot një kapitull të gjatë e të vështirë të një ngërçi politik dy vjeçar mes maxhorancës dhe opozitës.
Ora 12. 46 RUCI: NDALNI UZURPIMIN E KESHILLIT TE QARKUT FIER
Kryetari i grupit parlamentar,te PS-se Gramoz Ruçi akuzoi Berishën se po kërkon të uzurpojë këshillin e qarkut Fier. “Në një kohë që firmoset marrëveshja ,Mazhoranca jo më larg se dje, në qarkun e fierit në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe 2 vendime të gjykatave ndodh një akt banditesk duke uzurpuar këshillin e qarkut të Fierit. Jam këtu për ti thënë personalisht se opozita do I qëndrojë marrëveshjes por nëse mazhoranca nuk ndal vendimet banditeskte, jo vetëm që klima politke nuk do përmirësohet por përkeqësohet, dhe fajtore nuk do të jetë opozita por vetëme juaja.”
Ora 12: 30 KUVENDI MIRATON 3 KODE
Kuvendi miraton me votat e mazhorances dhe të opozites pr/ligjin per bankat e Shqiperise, kodin hekurudhor, kodin ajror, dhe kodin detar
Ora 11: 50 BODE- AHMETAJ DEBATE PER FITIMET E RAIFFAISEN
Ministri Bode deklaroi se Raiffeisen bank për këtë vit ka fitimin më të madh ndër vite. Ndërkohë që deputeti Arben Ahmetaj deklaroi se fitimi i Raiffeisen kishte ardhur nga ministri Bode. “Fitimi i Raiffeisen ka ardhur nga ju, për shkak të bonove, dhe jo të kredimarrjes. …Nuk të takon të flasësh me terma ekonomikë që ngatërrojnë qytetarët….. ku shkojnë previgjonet.. ata janë në kurriz të qytetarëve”- tha Ahmetaj.
Ora 11: 44 AHMETAJ: PR/LIGJIN DO E VOTOJME POR ESHTE I PAPLOTE
Ahmetaj tha se PS do ta kalojë pr./ligjin por për shkak të sensiblitetit të këtij segmenti bankar duhen thënë shqetësimet në mënyrë të drejtëpërdrejtë. “Ky ligj është i domosdoshëm, ne do ta votojmë, por është i vonuar, dhe i pa plotë” – tha Ahmetaj duke shprehur shqetësim për rritjen në 18. 3 % të kredive të këqija.
“Kush është përgjegjës për kreditë e këqija, kush mund të ishte poërgjegjës për një rast fatkeqësie. Nëse ke frikën e një dezhavuje ne nuk duam të kemi të bëjmë me këtë, por me një sistem financiar të shëndetshëm.”- deklaroi Ahmetaj.
Ora 11. 30 DEBATE PER PR/ LIGJIN PER BANKAT
Diskutohet pr/ ligji "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Ministri Bode mbron pr/ligjin pasi sipas tij reflekton ndryshime të rëndësishme në mbrojtjen e sistemit bankar. Duke iu përgjigjur deputetëve PS, Pandeli Majko, dhe Erjon Braçe, për kreditë e këqija të bankave, dhe humbjet e bankave, Bode tha
“Nuk është e mjaftueshme të përmendi kohën e piramidave, zoti ish-kryeministër për të thënë që sistemi ka problem. Sistemi është likuid dhe rentabël. Në raportin e fundit Banka Botërore thotë se sistemi bankar është më stabël. Kush mban përgjegjësi për vajtjen 18.3% të kredive të këqija. Ka instrumente Banka e Shqipërisë kur rriten kreditë e këqija. Banka që del me humbje ka rritur koston e provigjoneve.. Më 1 janar kreditë e këqija fillojnë me zero.”- tha Bode.
BETOHET ANDUEL XHINDI
Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet me betimin e deputetit të ri të PS-së, qarku Fier, Anduel Xhindi, djali i deputetit të vrarë Fatmir Xhindi.
Deputeti Anduel Xhindi zëvendësoi ish-deputeten socialiste, Ermelinda Meksi, e cila u zgjodh anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Anduel Xhindi, djali i deputetit të vrarë Fatmir Xhindi, do të jetë deputeti i Partisë Socialiste në të njëjtën zonë elektorale të cilën i ati ka përfaqësuar për 12 vjet dhe 3 legjislatura rresht në Parlamentin shqiptar. Ndërkohë ai është deputeti i tretë që do betohet në gjysëm të mandatit dhe legjislaturës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, pas Paulina Hoxhës dhe Ramiz Çobës, të dy deputetë të qarkut të Shkodrës ku Hoxha zëvendësoi Ilir Beqjan ndërsa deputeti i PD-së Çobo zuri vendin e Gëzim Dibrës pas ndarjes së këtij të fundit nga jeta.