BRUKSEL - Kryetarët e shteteve anëtare të BE kanë rënë dakord me propozimin e ri të shefit të samitit, Herman Van Rompuy, që parashikon që detyrimet për planin financiar të BE-së të jenë 960 miliardë eurosh.Komisioni Evropian kishte kërkuar për vitet 2014 deri 2020 një buxhet prej mbi një miliardë euro, që ishte refuzuar si shumë i lartë nga një numër i madh shtetesh.
FRANCA MENDON PËR FSHATARËT E SAJ
Presidenti francez, François Hollande përsëriti moton e tij se "duhet të kursejmë, por nuk na lejohet ta dobësojmë ekonominë". Kjo në një kohë kur peshë më të madhe retorike ai i kushton rritjes. Hollande la të kuptohet menjëherë edhe se nuk kërkon kompromis me çdo kusht. "Kur disa do të tregohen të paarsyeshëm, unë do të përpiqem që t'i sjellë në mend, por deri në një pikë të caktuar." Të paarsyeshëm për të janë të gjithë ata "që harrojnë bujqësinë ose që injorojnë rritjen." Fshatarët francezë përfitojnë veçanërisht nga subvencionet bujqësore, të cilat përfaqësojnë gati gjysmën e buxhetit të BE. Si rrjedhojë Franca i refuzon shkurtimet tek fshatarët.
GREQIA SHPRESON PËR FONDE STRUKTURORE
Në anën e Hollandes janë shumica e vendeve më të varfra të të BE në Jug dhe në Lindje, megjithatë pjesërisht për shkaqe të tjera. Ato druhen para së gjithash për kursime në fondet strukturore, me të cilat BE mbështet rajonet më të varfra. Kryeministri grek, Antonis Samaras, vendi i të cilit u detyrua të futet nën ombrellën e shpëtimit, përbetohet: "Konsolidimi i buxhetit dhe reformat strukturore bëhen në Greqi." Tani është fjala për shlodhje dhe rritje ekonomike. Fondet strukturore të BE janë një "garant për suksesin, si për Greqinë, ashtu edhe për Evropën."
Marrë nga Deutsche Welle.de
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com