Punimet e TAP zbulojnë objektin  
arkeologjik në Zogas të Skraparit

Punimet e TAP zbulojnë objektin  <br />arkeologjik në Zogas të Skraparit
Punimet e gazsjellësit TAP kanë zbuluar një objekt paleokristian. Gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse në Zogas të Skraparit është zbuluar kapiteli i një kolone mermeri. Lajmin e bën të ditur Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani.
 
Ai deklaron se menjëherë pas marrjes së informacionit punimet u ndërprenë.

Kapiteli është zhvendosur përkohësisht në mjediset e siguruara me roje të përhershme të zyrave të TAP-it në Çorovodë, ku janë njoftuar edhe specialistët e Dretoris rajonale të tarshëgimisë në Berat, të cilët po marrin masa për transferimin e këtij objekti.

" Në datën 22 qershor në orën 14 e 30  gjatë gërmimeve për trupin e rrugës që po bëhet në kuadër  të projektit TAP  në afërsi të fshatit Polen në Zogas të Skraparit  u gjet një relike e tillë e cila dëshmon  pasurinë dhe  shtrirjen nga pikëpamja gjeografike të gjithë elementëve palokristian  në atë periudhë. Nga të dhënat mendohet  se në afërsi të asaj zone që është gjetur ndodhej një kishë e cila është quajtur kisha plakë. Megjithatë këto janë të dhëna që duhet të verifikohen, por ajo që është më interesante është se përveçse gjetjeve  në harkun kohor të viteve  të mëparshme ku  ajo zonë është tepër e pasur me  gjetje të qeramikave të ndryshme, të enëve. Në rastin konkret  kemi  të bejmë me një gjetje  të rëndësishme pasi dëshmon praninë e një objekti religjoz  në një periudhë të hershme", u shpreh Kallfani.
 

Ky objekt i sapozbuluar mendohet se i perket shekullit të 6-të të erës sonë. Ai është rreth 40 centimetra i larte dhe  baza rrethore e tij është 24 centimetra.

Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe trupi i tij është zbukuruar me tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njera-tjetrën.

objekti   shtylle

objekti   shtylle

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit