Rruga dytësore në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës është prishur pas ndërhyrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve për kullimin e ujërave. Punimet e ndërmarra për të çarë një pjesë rrugës Golem-Plepa, ku të mund të kullonin ujërat e mbledhura, ka shkaktuar dëmtimin e rrugës duke krijuar një pellg edhe më të madh ujërash të zeza. 

Rruga është dëmtuar dhe kalimi i automjeteve është i ndaluar deri në riparimin e rrugës, ndërsa ujërat e zeza kanë vërshuar në katet e para të banesave dhe bizneseve të zonës. 

Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza është një problematikë e hershme e kësaj zone, e cila gjatë sezonit të verës shkakton ndotje të madhe mjedisore. Por mesa duket do të ngelet një problematike dhe për sezonin turistik që po vjen.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)