Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga segmenti rrugor i Shirokës, ku thekson se punimet janë në fazën përfundimtare.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga rruga panoramike e Shirokës e cila është në fazën përfundimtare të saj, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Rruga Shirokë - Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Rruga do i kushtojë buxhetit të shtetit 4,7 milionë euro.
Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.
Komente












Kur te behet rruga nga Tirana ne Shkoder do vemi ta shikojme, se tani te del shpirti ne trafik
Përgjigjurruge e bukur
PërgjigjuLajm i bukur.
Përgjigju