Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë disa foto nga punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit.
Kreu i qeverisë thekson se punimet janë drejt përfundimit teksa shton se kjo ndërhyrje do të lehtësojë lëvizjen për drejtuesit e automjeteve
“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidhen shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kanë përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.
Kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve”, shkroi Rama krah fotove të publikuara.
Komente










Do duhet lidhje rrugore ku Burreli te dilte direkt tek aorta e rrugës se Arbrit pra te lidhej me rrugen kjo e ben edhe Byrrelin lagje aksesueshme me Tiranen
Përgjigju