TIRANE - Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar punimet sot në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të zhvillohet mesha e posaçme nga Papa Françeksu më 21 shtator.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se restaurimi i këtij sheshi ishte një projekt i Bashkisë së kryqytetit parashikuar të nisë në vitin e ardhshëm por që u parapri për shkak të vizitës së Papa Françeskut.
Ai theksoi se bashkia po me projektet e shumta sipas tij në kryeqytet po tregon se po flet me vepra dhe jo me lloqe. Basha nënvizoi se të tilla projekte ua rikthejnë kryeqytetin qytetarëve.
Duke u ndalur konkretisht tek rehabilitimi i “Nënë Terezës” kryebashkiaku tha se tashmë ai do të shndërrohet në një shesh pedonal, dhe jo më vatër e trafikut apo e garave të paligjshme të orëve të vona.
“Kemi bërë të mundur nisjen e një plani për rehabilitimin e sheshit ‘Nënë Tereza’, i cili prej një dekadë e gjysëm nuk ka asnjë fasilitet, por që në orët e vona kthehet në pistë garash të paligjshme, por me projektin tonë do t’i kthehet qytetarëve. Investimi i Bashkisë së Tiranës, ishte parashikuar vitin e ardhshëm, por për shkak të vizitës së Papës kemi marrë nismën e nisjes së projektit, për t’i bërë një pritje Papës siç i ka hije shqiptarëve. Pas vizitës puna do të intensifikohet, për ta shndërruar në një nga zonat më të frekuentura. Punimet do të vijojë në të gjitha fazat, që të mbarojë në një kohë të shkurtër. Ky shesh nuk do të jetë më vatër e trafikut por një shesh pedonal dhe çlodhje. Bashkia përmes projekteve që ka i ka rikthyer vëmendjen edhe qendrave të lëna pas dore, sicc është sheshi ‘Nënë Tereza’, sicc mbeti për fat të keq edhe sheshi ‘Skënderbej’, deri sa vumë dorën. Bashkia e Tiranës flet me vepra dhe jo me llogje.” tha Basha
I pyetur nëse rehabilitimi i sheshit është projekt i qeverisë apo bashkisë, Basha u shpreh se e rëndësishme është që institucioni që ai drejton po bën punën që të tjerët nuk e bënë por se sipas tij bënë llogjee
“E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës bën punën që nuk e kanë bërë ata që e kishin për detyrë por bënë lloqe e bëjnë llogje.” u shpreh kryebashkiaku
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO