Përmes një deklarate, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar përsëri ditën e sotme se në kuadër  të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga sot do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë. ARRSH njofton gjithashtu se mjetet e transportit të mallrave/kamionet që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot - Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin aksin në drejtim të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës. 

DEKLARATE E ARRSH

Ne vijm te njoftimeve te meparshme lidhur me rehabilitimin e segmentit Vore - K/Rinasit - Fushe Kruje ju rikujtojme perdorueseve te rruges se segmenti nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë eshte i bllokuar plotesisht per arsye te kryerjes se punimeve rehabilituese. 

1. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjet segmentin rrugor Vore - Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores. 

2. Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot - Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades. 

3. Mjetet e vogla qe udhetojne nga Veriu rekomandohet te vazhdojne udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe Durresit nepermjete segmentit rrugor Fushe Kruje - Kamez si edhe nepermjete segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) - Rinas - Qafe Kashar. 

4. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjet drejtimit te Fushe Krujes.