‘Puno aty ku ke zemrën’, Rama: ‘Paketa e Maleve’, mbështetje nëse doni të riktheheni në tokat e të parëve! Asnjë taksë deri në 10 vjet për 500 aplikantët e parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një video ku flet për Paketën e Maleve, ligjin e sapomiratuar dhe që i hap rrugë investimeve në agroturizëm. Kreu i qeverisë shkruan se ky ligj është një mundësi reale dhe mbështetje e posaçme për ata që duan të rikthehen në tokat e tyre dhe të ndërtojnë një biznes. 

Ai rithekson gjithashtu se procedurat do të jenë të lehtësuara për 500 aplikantët e parë, të cilët do të përfitojnë zero taksë e zero TVSH  për 10 vjet. 

“Mirëmëngjes dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Paketa e Maleve” synon të mundësojë investime për zhvillimin e turizmit, rimëkëmbjen e ekonomisë e nxitjen e punësimit në zonat malore. Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar