
Hysen Kadia, Ervin Salianji dhe Sali Berisha
Ervin Salianji është përplasur ashpër edhe me Sali Berishën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Salianji ka kritikuar Berishën se përse nuk ka përfshirë në listat e 11 majit më të votuarit e primareve, mes tyre edhe Hysen Kadinë, i cili rezultoi demokrati më i votuar në qarkun e Tiranës.
Sipas debateve që Report Tv ka zbardhur, mësohet që Berisha t’i këtë thënë Salianjit se Kadia i ka shërbyer Edi Ramës dhe se gjatë zgjedhjeve nuk ka bërë fushatë pasi ka qenë në Amerikë. Por, ish-deputeti i ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ka edhe foto të tij që ka bërë fushatë bëpër fshatrat e Kavajës.
Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.
Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demokrati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.
Në debate është përfshirë edhe deputeti Blendi Himçi, i cili thotë se kryetarët e grupseksioneve nuk shkuan tek takimet e Sali Berishës, por duan të shkojnë tek takimet e Salianjit. Këtë të fundit e akuzuan se Suel Çela po i mbledh njerëz nëpër takime, akuza që u mohuan në mënyrë kategorike nga Salianji pas përfundimit të mbledhjes.
Pjesë nga debatet
Himçi: kryetarët e grup seksioneve nuk erdhën në takimet e Sali Berishës e duan të vijnë tek ty. Ata punuan në fushatë për Sara Milen
Salianji: po mirë, do t'i heqësh se po vijnë tek unë dhe po gjen arsye tani. E shikoni ku jemi katandisur? Ca po na ikin vetë, ca i hiqni ju, edhe nuk e kuptoni që e keqja jemi vetë.
Noka: Jam informuar se Suel Çela ka shantazhuar njerëzit tanë të mos ishin dje tek Berisha e të vijnë nesër tek ty
Lajmi kryesor:
Pas lëvizjes brenda PD, Salianji në fytyrë Nokës: Dorëhiqu, shkatërrove partinë! Debate të ashpra edhe me Berishën: Statuti nuk m'i ndalon takimet me demokratët











