Vendi ynë nuk u ka shpëtuar temperaturave të larta që kanë përfshirë globin. Prej disa ditësh, njerëzit po përballen me të nxehtin përvëlues Këshillohet që në orët e pikut të tyre, daljet jashtë të shmangen.
“Mirë është të dilet në mëngjes për ecje të lehtë dhe në darkë pas orës 19:00”, tha mjekja kardiologe.
Por ka nga ato njerëz të detyruar për shkak të profesionit, ju duhet të punojnë në terren apo në ambiente me temperaturë të lartë.
Ledjan Meçi 31-vjeçari është karrocier prej 17 vitesh në zonën e Medresës. Si në shi, ashtu edhe në diell, atë e gjejmë çdo ditë në punë duke shpërndarë pako me produkte, aty ku i kërkohen për 100 lekë.
“Vapa na ka lodh shumë. Ka qenë temperaturë shumë e lartë. Duhet me punu se tek shtëpia nuk të mban kush. Biznesit duhet me ja respektu punën se merr tjetrin pastaj”, tha Ledjani.
Edhe pse ka vështirësi dhe lodhje në mes të nxehtit, , ai thonë se nuk gjen zgjidhje tjetër pasi duhet të mbajë familjen.
“Punë të tjera me 200-300 mijë lekë nuk ja vlen. Nuk mbahet familja ashtu si kanë shkuar çmimet”, tregoi Ledjani.
Edhe 60-vjeçarja Elida, çdo ditë të saj i duhet të punojë në temperatura shumë të larta. Ajo, prej rreth 22 vitesh merret me prodhimin e produkteve të brumit, e kryesisht byrekut.
“Vërtetë e bëjmë me kënaqësi këtë punë por dhe shumë vështir të punosh në temperatura 40 gradë. Në këto ditë të nxehta, punojmë dhe me orar të reduktuar. Më pak megjithëse vapa fillon që në mëngjes. Çdo gjë e bëjmë si për fëmijët tanë. Jemi para zotit. Ne themi a e han fëmija im këtë dhe më pas jua shërbejmë të tjerëve”, tregoi Elida.
Më në rrezik nga temperaturat e larta mbi 40 gradë, janë të sëmurët kronikë, por kujdes duhet pasur të gjithë. Mjekja kardiologe, Ëngjëllushe Hasani, na jep disa këshilla.
“Masat që duhet të marrin popullata në përgjithësi dhe të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare që përbëjnë 35% të urgjencave, duhet të pinë ujë edhe kur nuk kanë etje, ri këshillim me mjekun kardiolog dhe popullata në përgjithësi nuk duhet të konsumoje kafeinë dhe pije alkoolike”, tha mjekia kardiologe Ëngjëllushe Hasani.
Punetoret e ndertimit po punojne ne keto dite perveluese ku jane keto sindikatat qe te thojn nje fjale te pakten Ju lumshin krahet.Askush nuk interesohet per kete punetore qe po ndertojne pallate.
Përgjigju