Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, kategoria e parë është ajo e njësive me më shumë se 200.000 banorë. Kryetari i njësisë do të paguhet me 130.000–162.750 lekë dhe nënkryetari 100.000–138.000 lekë. Për njësitë me 100.001–200.000 banorë parashikohet që kryetari të paguhet me 110.000–150.000 lekë në muaj dhe nënkryetari 70.000–125.725 lekë.
Për njësitë me 50.001–100.000 banorë pagat e reja janë: kryetari 70.000–125.725 lekë dhe nënkryetari 60.000–101.650 lekë; për njësitë me 20.001–50.000 banorë kryetari 60.000–101.650 lekë dhe nënkryetari 45.000–86.100 lekë. Për njësitë deri në 20.000 banorë, pagat e reja shkojnë kryetari 45.000–86.100 lekë dhe nënkryetari 28.300–75.500 lekë në muaj.
Ndërkohë, për Këshillat e Qarkut, parashikohet që pagat e drejtuesve të jenë nga 1 marsi 87.000–150.000 lekë për kreun e institucionit dhe 57.600–101.650 lekë për nënkryetarin.
Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore bëhen nga 30.000 në 39.000 lekë në muaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
