Punonjëset e fasonerisë në protestë: Na jepni pagën e luftës! S'e kemi me pronarin, por me shtetin që po bën diferencime

KRUJË- Punonjëset e fasonerive në Krujë kanë dalë ditën e sotme në protestë, ku kërkojnë pagën e luftës.

Me masa dhe doreza, duke ruajtur distancimin social pasi janë një nga vatrat më aktive të infeksionit, ato kërkojnë pagën e luftës, duke paralajmëruar se nëse nuk do të marrin një zgjidhje do të dalin në protestë.  "Do mbushim rrugët dhe sheshet"; "Na jepni pagën e luftës"; "Mos luani me punëtorët", janë disa nga pankartat që mbajnë në duar punonjëset. Kërkesa e tyre është e drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, teksa pretendojnë se ka diferencime mes punonjësve.

"Do mbushim rrugët dhe sheshet, na jepni pagën e luftës. mos luani me punëtorët "

"I kërkojmë shteti që të na paguaj si firmat e tjera, kemi marrë kredi, kam vetëm këtu punë. Jeton Edi Rama dhe Ben Ahmetaj që ka ardhur me një valixhe me 10 ditë punë dhe thotë ua kam dhënë pagën e luftës. Ku e ka dhënë ai, ne ku ta kërkojmë, mos t'i biem në qafë pronarit se e kemi shumë të mirë, na ka dalë si babë. S'po bëj lavde se unë kam krahët e mia. Kur thotë nuk lejohen në rrugë 2-3 veta, po në fasoneri që janë 150 veta"

"Të na jepen pagat e luftës se me 100 mijë lekë nuk jetojnë, nëse ato jetojnë me 100 mijë lekë dhe ne do jetojmë, por nëse fëmijët e tij jetojnë në luks, ne jo, punojmë me mbajt familjet. Kam 10 vite këtu të Muharrem Voçja. I bëjmë drejtpërdrejtë Ramës se disa janë me kredi, disa me qira, disa me borxh"

"Mars prill s'kemi punuar fare, pse s'na kanë paguar, na takon të gjithëve"

"Në mars, prill as 100 mijë lekë nuk i kemi. Jam vetë i shtati, jetoj vetëm me këtë rrogë", shprehen disa nga punonjëset.

Ndërkohë, edhe në Berat ka pasur protestë nga punonjëset e fasonerisë  të cilët kërkojnë pagën e luftës. Rreth 30 punonjëset kanë protestuar para Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave ku kërkojnë të dinë përse nuk kanë marrë asnjë pagë edhe pse i kanë bërë të gjitha procedurat sipas ligjit dhe nuk kanë punuar që nga 9 prilli.  

"Nuk kemi asnjë përgjigje nëse e fitojmë apo jo, kemi ardhur me përfaqësues të ekonomisë së ndërmarrjes. Nuk do ta lëmë me kaq. S'kemi marrë asnjë deri tani"

"Jemi mbledhur për pagat e luftës, e kemi lënë punë në 9 prill dhe nuk kemi marrë asnjë lekë, puna thonë i kemi bërë dokumentacionin e rregull, këta thonë se fajin e ka ekonomistë. Ne gënjehemi nga njerëzia, ia kemi lënë në dorë Zotit, Zoti na ndihmoftë, Zoti para ne mbrapa", thanë punonjëset në Berat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shteti: 07/05/2020 14:04

    Prit gomar te mbij bar i thone kesaj. Po i mbajtem shpresat te ky shtet jemi te vdekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë