Punonjësit e kompanisë së naftës ARMO kanë protestuar sërish sot, pasi nuk kanë marrë ende pagat e prapambetura.
Sipas tyre, kompania u ka likuiduar vetëm një pagë nga 3 që ata kanë të prapambetur.
Gjithashtu naftëtarët kërkojnë edhe shlyerjen e sigurimeve shoqërore, pasi iu është mbajtur nga paga.
Pas aktit të 62 vjeçarit Agim Myrdini i cili tentoi të hidhej nga oxhaku i rafinerisë për shkak të mosmarrjes prej 3 muaj të pagave sot punonjësit kanë dalë sërish në protestë.
Punonjësit janë shprehur të zhgënjyer pasi ju premtua marrja e pagave por sot ata kanë marrë vetëm pagën e një muaji.
Punonjësit janë shprehur se ata do të vijojnë protestën deri në zgjidhjen e problemit dhe marrjen fund të kësaj situate.
Punonjësi 62 vjecar Agim Myrdini i cili para disa ditësh tentoi të hidhej nga oxhaku 40 m i larte i rafinerisë sot ka mbetur jashtë portës së uzinës dhe zyrtarisht i papunë.
Ai është shprehur se i mori 3 pagat e prapambetura por nuk ka marrë sigurimet shoqërore dhe nuk i rinovojnë kontratën e punës.
Ndërkohë një prej punonjësve ka bere thirrje qeverisë të bëjnë transparencën për kompaninë ARMO.
Sipas tij, nga viti 2015 punonjësit e marrin pagën duke iu mbajtur të gjitha detyrimet shoqërore dhe shëndetësore, por kompania nuk i ka derdhur ato në llogari të ISSH-së.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO