Punonjësit e Bashkisë së Kamëz kyçin zyrat, PD i urdhëron të mblidhen tek Teatri (VIDEO)

TIRANE - Qytetarët e Kamzës kanë mbetur pa shërbime publike ditën e sotme, pasi zyrat e Bashkisë janë të mbyllura. Dhe kjo jo për ndonjë situatë që lidhet me vetë institucionin, por me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me urdhër direkt nga PD, paraditen e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë së Kamzës, por edhe nga Bashkitë e tjera, janë urdhëruar që të lënë detyrën dhe të mblidhen para teatrit për të protestuar bashkë me ish-deputetët e PD. 

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon se zyrave të bashkisë Kamëz u është vënë çelësi, ndërkohë që duhet të ishin në shërbim të qytetarëve. Po kështu, në protestën e sotme para Teatrit u vu re edhe prania e ish-kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.  

Mësohet se ky skenar ka disa ditë që po organizohet nga PD, ndërkohë që i gjithë organizimi i është besuar Sahit Dollapi. Skenari i PD parashikon edhe urdhërimin e të gjithë degëve të PD që në mënyrë të organizuar dhe me fasha të ndryshme oraresh të protestojnë para godinës teatrit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajoneta: 25/07/2019 11:10

    Ka lezet. Ja keshtu behet ky vend. E duam shqiprin si gjith Europa E duam shqiprin si gjith Europa.

    Përgjigju
  • O Tej: 24/07/2019 17:29

    Mere me leng se thelat mbaruan Xhelal Qoftexhiu... " I infiltruari"

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 24/07/2019 14:39

    Vetem kete din te bejnte shkretet. Po megjithate edhe pak dit se pas 10 gushtit skan cfar urdherojn,se as grat e tyre si pyesin. Sa gjynah te shkretet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja