
Partia e lirisë dega Pogradec ka reaguar pas lajmit të publikuar se katër punonjësit e bashkisë vodhën ndihmat për qytetarët.
“Partia e Lirisë, Dega Pogradec ngre shqetësimin mbi punësimet dhe administratën e pushtetit lokal, e organizuar dhe e rekrutuar nga partia në pushtet, e cila në jo pak raste ka qenë në fokusin e denoncimit të qytetarëve për nivelin e profesionalizmit, arrogancën apo korrupsionin në nivele të ndryshme. Vjedhja e ndihmave është ndoshta akti fundor i një administrate që në vend që ti ruaj i shpërdoron apo i vjedh ato gjatë natës. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që janë të përfshirë, por sigurisht edhe mbi drejtuesit e Bashkisë Pogradec. Ende nuk kemi parë një akt distancimi ndaj këtyre veprimeve, gjë e cila i bën edhe më shumë bashkëpunues në keqpërdorim drejtuesit aktualë”, thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Pogradec/ Vodhën donacionet nga Gjermania, 4 punonjës të bashkisë në pranga! Bashkia: Veprim i shëmtuar dhe i dënueshëm! Distancohemi (Emrat)









