Punonjësit e hekurudhave pushtojnë qendrën e Louis Vuitton, francezët vijojnë protestat kundër vendimit për rritjen e moshës së pensionit

Punonjësit e hekurudhave pushtojnë qendrën e Louis Vuitton, francezët vijojnë protestat kundër vendimit për rritjen e moshës së pensionit

\foto nga protesta e punëtorëve dhe grevistëve të hekurudhave që pushtojnë selinë e LVMH në Paris

Një nga qendrat e grupit luksoz të rrjetit të dyqaneve franceze dhe shtëpia e modës Louis Vuitton, u vu në shënjestër si pjesë e protestave mbarëkombëtare në prag të një vendimi mbi reformat e diskutueshme të propozuara të pensioneve për të rritur moshën e pensionit në Francë.

Protestuesit e revoltuar prej ditësh, kanë sulmuar selinë e markës luksoze të modës Louis Vuitton, ata u bashkuan me demonstruesit në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin në një shfaqje përfundimtare të zemërimit përpara një vendimi të pritshëm nëse plani jopopullor i Presidentit Macron për të rritur moshën e pensionit në Francë përmbush standardet kushtetuese.

Vendimi përkon me rritjen e moshës së përgjithshme të pensionit nga 62 në 64 vjeç, ndërsa punonjësit e sektorit të kanalizimeve do të detyrohen të punojnë edhe dy vjet shtesë deri në moshën 59 vjeç.Grevat kombëtare të Francës prej ditësh kanë treguar zemëratën e punëtorëve kundër vendimit të qeverisë.

Protestuesit paralajmërojnë  se do të vijojnë ë grevat deri sa të tërhiqet vendimi për reformën.Mobilizimi nuk ka përfunduar, thanë ata njëzëri dhe njoftuan qeverinë  se kjo nuk është dita e fundit e grevës.

paris-pensions-france_6119922.jpg" style="height:900px; width:1600px" />

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?