INSTAT ka zbardhur strukturat e pagave në Shqipëri për vitin 2015, nga ku rezulton se më të paguarit janë punonjësit e OJF-vë. Më keq të paguarit janë punëtorët e transportit dhe magazinimit, të cilët paguhen mesatarisht 25 mijë lekë në muaj
Punonjësit e organizatave jofitimprurëse rezultojnë profesionistët më të paguar në Shqipëri, të pasuar nga bankierët e agjentët e sigurimeve. Instituti I Sigurimeve ka publikuar treguesit e Tregut të Punës për vitin 2015, nga ku rezulton se paga mesatare e punonjësve të OJF-ve është 128 mijë lekë në muaj. Punonjësit e bankave, institucioneve financiare e të sigurimeve paguhen mesatarisht 95 mijë lekë në muaj.
Në vendin e tretë renditen specialistët e teknologjisë së informacionit, me 71 mijë lekë në muaj, që pasohen nga drejtuesit e industrisë nxjerrëse, me pagë mesatare prej 63 mijë lekësh në muaj.
Paga mesatare mujore bruto është më e ulët për grupprofesionet në të cilat niveli i aftësive të kërkuara është i ulët, të tilla si: Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare; Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë; Ndihmës në përgatitjen e ushqimit.
Paga më e ulët vërehet në grupin e punëtorëve të transportit dhe magazinimit, të cilët paguhen mesatarisht 25 mijë lekë në muaj. Punëtorët e industrisë përpunuese paguhen 31 mijë lekë në muaj, ndërkohë që punëtorët në ktivitetet me ujë të ngrohtë, kanalizimeve, menaxhimit të mbeturinave dhe rregullimit fitojnë rreth 33 mijë lekë në muaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37