Punonjësit e pastrimit në Sarandë protestë para bashkisë, kërkojnë rritje page: Paguhemi vetëm 24 mijë lekë në muaj

SARANDË- Një pjesë e punonjësve të pastrimit në qytetin e Sarandës prej 5 ditësh po protestojnë, duke u paraqitur çdo ditë përpara bashkisë. Shkak i protestës së tyre, është paga e ulët që siç pretendojnë ata, paguhen vetëm 24 mijë lekë muaj, nga 28 mijë lekë që duhet të paguheshin.

Punonjësit shprehen se nga ana e përfaqësuesve të firmës së pastrimit madje u është bërë presion, se nëse nuk vazhdojnë punën do të hiqen dhe zëvendësohen me punonjës nga Tirana dhe zona të tjera.

Pavarësisht se kanë kërkuar takim edhe me përfaqësues të bashkisë, deri tani askush nuk i ka pritur në bashki, duke bërë që ata të qëndrojnë përpara dyerve të bashkisë. Një tjetër kërkesë e punonjësve të pastrimit është edhe ditët e pushimit dhe leja vjetore.

‘Ne kemi problemin e rritjes së rrogës. Kemi disa ditë në grevë. Rroga jonë ka qenë 260 dhe tani është 280 ne na japin 240 mijë lekë. Ushqimet janë në qiell, të gjithë janë me qira shtëpie. Kryetari i bashkisë të dalë dhe të na takojë. Dhe ai brigadieri që ka sjellë firma e Tiranës mos të na bëjë presion se do na heqin nga puna.’- u shpreh një punëtor.

‘Kam 16 vjet në punë. Rroga ime është 240 dhe ma kanë nxjerrë 280 mijë lekë, dhe sigurimet nuk kam pse i paguaj vetëm unë të gjitha. Kemi ardhur dje këtu dhe na thonë se dy muajit e beharit do na e ngrenë 260 kur ne e kemi 280 mijë lekë rrogën. Kemi paguar sigurimet vetë. Tani na bëjnë presion na thonë do marrin punëtor nga Tirana e do na heqin ne. Nuk kemi faj ne, kemi 16 vite te kjo firmë. Jemi nevojtarë jemi me qira, ku të mbytemi. Na bëjnë dhe presion do e mbyllësh gojën ti se flet shumë na thonë, për çfarë ta mbyll gojën për të drejtën time. ‘- tha një punonjëse.

‘Nuk kemi marrë lejë, kam 8 vjet që punoj. Punojmë çdo ditë të vitit. Kërkojmë të gjendet e drejta jonë.’- u shpreh një tjetër.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 05/07/2022 11:47

    KWNI SHUME TE DREJTE,,,,,ESHTE RANA QE JU VJEDH FONDIN E RROGAVE.. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve