Reforma, 40 punëtorë mbeten pa punë në Portin e Shëngjinit

40 punonjës të portit të Shëngjinit nga Janari i 2024 do të mbeten pa punë, pasi ndërmarrja do të reformohet. Po kështu prej dy muajsh ata nuk marrin pagat për shkak të krizës financiare që ka prekur këtë ndërmarrje.

Protestuesit u mblodhën në hyrje të institucionit, duke akuzuar drejtuesit për keq menaxhim dhe abuzime me të ardhurat. Protestuesit shprehen se reforma po bëhet selektive dhe me prapavije politike.

Shqetësimit të punonjësve të portit iu bashkua dhe deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj e cila kërkon nga prokuroria të hetojë ndërmarrjen.

Drejtoria e Portit Shëngjin jashtë kameras tha se reforma prek 40 punonjës nga 130 që janë aktualisht dhe vjen për shkak të mungesës së të ardhurave. Gjatë gjithë vitit 2013, punonjësit kanë protestuar për vonesa në shpërndarjen e pagave. Porti Detar Shëngjin është shoqëri aksionere me pronar Ministrinë e Ekonomisë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 29/12/2023 18:34

    Mot më mirë, shkruani fajin e ka Saliu dhe kalon.

    Përgjigju
  • Era: 29/12/2023 16:04

    Mos u mërzitni. Vitin tjetër do vijnë refugjatët. Do keni punë boll. Gëzuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu