Punonjësit e stacionit të ujësjellësit në Fier në protestë: Kemi 27 muaj pa marrë rrogat, na gënjejnë ditë për ditë

FIER- 17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem të Fierit kanë dalë gjatë mëngjesit të kësaj të premte në protestë. Shkak është bërë pasi sipas tyre nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh. 

"Kemi 27 muaj pa lekë, na gëjejnë ditë për ditë, 27 muaj në total që nga 2015,2016,2017,2018,2019", tha një punonjës"Këtu që nga 2015 deri më sot ne kemi qenë thuajse pa lek sot pa lek nesër, s'kemi marrë rrogën asnjëherë plotësisht dhe siguracionet nuk janë paguar", tha një tjetër punonjës

Punonjësit kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik duke lënë pa ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe qytetin e Ballshit. Ata thonë se nëse nuk u jepen pagat do vijonë të ndërpresin punën.

"Ky stacion furnizon fshatrat e Mallakastrës dhe qytetin e Ballshit me ujë dhe energji elektrike dhe ne kemi ndërprerë punimet, tani këto fshatra dhe Ballshi janë pa ujë dhe drita", tha një punonjës

"Ne kemi ndalur punën nga halli, mbetën pa drita pa ujë një komunitet i gjithë ore dhe fëmijët e mi janë pa drita dhe pa ujë", tha një punonjës.

Stacioni i pompimit të ujësjellësit është i varur nga uzina e përpunimit të naftës në Ballsh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh