Punonjësit shëndetësor në Poloni protestojnë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Punonjësit shëndetësor në Poloni protestojnë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Foto ilustruese

Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia COVID-19 po dëmton sistemin shëndetësor të këtij shteti.

Punëtorët shëndetësorë po protestojnë më 12 shtator në Varshavë pranë ndërtesave qeveritare, duke mbajtur në duar mesazhe ku paralajmërohet se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të kolapsojë për shkak të kushteve financiare.

Disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Moraëiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se do të takohet me përfaqësuesit e kësaj proteste më 13 shtator dhe se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Moraëiecki.

Në anën tjetër, një spital në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara tha se nuk do të kryejë më lindjen e foshnjave më vonë gjatë këtij muaji, pasi punëtorët kanë dhënë dorëheqje për shkak se atyre po u kërkohet që të vaksinohen kundër COVID-19.

Punëtorët e gjashtë materniteteve kanë dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar nga spitali i përgjithshëm i qarkut Luis, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti amerikan, Joe Biden ka prezantuar një vendim ku të gjithë punonjësit që kanë mbi 100 punëtorë do t’u kërkojnë punëtorëve të tyre dëshminë për vaksinim ose ata duhet të testohen çdo javë për koronavirus. Ky vendim është thënë se po bëhet për të ndaluar përhapjen e variantit Delta, që është më ngjitës.

Ky vendim i Bidenit prek rreth 80 milionë amerikanë. Rreth 17 milionë punëtorë shëndetësorë gjithashtu duhet të vaksinohen plotësisht./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite