Puset e shkatërruara të naftës rrezik për banorët e Kuçovës, kryebashkiaku: Kanë ndikim në mjedis

Mbi 900 puse nafte që kanë qenë dikur rentabël sot janë kthyer në një problem të madh për banorët e bashkisë së Kuçovës. Shkatërrimi i tyre ndër vite ka bërë që acidet dhe gazrat të përhapen kudo nga tubacionet e çara të puseve, duke shkaktuar në të gjithë zonën naftëmbajtëse dhe në qytet një ndotje të lartë mjedisore. Janë rreth 5 000 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas viteve '90 në zonën prodhuese të naftës dhe gati çdo familje ka nga një pus në oborrin e saj.

Kjo gjendje e krijuar, jo vetëm që ka shkaktuar ndotje të lartë por ka bërë që banorët të bashkëjetojnë çdo ditë me rrezikun në oborret e shtëpive. Bashkia e Kuçovës ka hartuar një sërë projektesh për rehabilitimin e zonës naftëmbajtëse dhe minimizimin e ndotjes, por mungesa e fondeve ka bërë që situata të mbetet po njësoj.

Sipas tij problemi më i madh konstatohet në zonat rurale e sidomos në Njësinë Administrative të Kozares,ku edhe ndodhen pjesa më e madhe e puseve të naftës.

Ka depozita të cilat janë aktualisht në këtë territor, janë të ndotura dhe kanë ndikimin e tyre në mjedis. Kemi jo vetëm ujërat sipërfaqësore por edhe ujërat nëntokësore, janë të kontaminuara. Kuçova ka 1700 puse, ato që janë brenda qytetit janë të disiplinuara, ndërsa në zonat rurale në Kozarë, është numri më i madh i puseve.

Selfo Kapllani, Kryetari i bashkisë Kuçovë

Kuçova jeton së bashku me puset dhe një pjesë e madhe e puseve janë në zonën urbane të qytetit dhe kryejnë aktivitetin e tyre çdo ditë duke shkaktuar rrjedhimisht ndotje. Mungesa e fondeve ka bërë që 1722 puset e naftës që ndodhen në qytetin e Kuçovës të punojnë çdo ditë në të njëjtat kushte,duke ndotur ajrin,duke kontaminaur me naftë e gazra tokat bujqësore dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e banorëve që bashkëjetojnë çdo ditë me puset. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë