Një 32-vjeçar në Kuçovë është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë drejt makinës së një 24-vjeçari. Autori, i cili rezulton të jetë me dy emra, ka shtënë drejt automjetit të parkuar në lagjen ‘1 Maji.’ Ka qenë vetë pronari i makinës që ka njoftuar policinë.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë / Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar të një 24-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.