Britanikja Jules Osmany, po kalon pushimet e jetës, pasi realizoi udhëtimin e ëndrrave drejt ishullit Bora Bora në Paqësor. Në foto tregohet ndërsa po shijon udhëtimin në një suitë luksoze, me ushqim ekzotik, duke u larë në ujërat e kristalta dhe e shtrirë në rërën e bardhë.

Ndërkohë nga ana tjetër bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët, po pushonin në një rulo në Dorsetin e ftohtë dhe të lagësht. Ajo e la burrin e saj Sid dhe dy fëmijët, Louis, 14 vjeç dhe Alexa, 9, dhe fluturoi 10 mijë milje larg familjes së saj duke shpenzuar plot 5 mijë stërlina.

51- vjeçarja Osmany është shprehur se kishte ëndërruar për këto pushime që në moshën 8 vjeçare dhe ndonëse me shumën e parave që shpenzoi për pushimet e saj mund të bënte shumë investime të rëndësishme për të gjithë familjes, tha se më në fund realizoi ëndrrën e jetës së saj.

Ajo ishte befasuar nga dhurata e bashkëshortit i cili kishte pronotuar pushimet duke i thënë se mund të ikte në Bora Bora dhe të mos i mërziste më më lutjet e përditshme.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)