Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas publikimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha të fotos së tij me dy persona në Itali, sipas të cilit njëri prej tyre është Xhevi Ndoka, vëllai e ish-deputetit Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të megaoperacionit "VOL-VO 4" për trafik droge me Avdylajt. Berisha identifikon edhe personin e tretë në foto i cili sipas tij është Andi Marku, drejtor i pronave shtetërore në Prefekturën e Lezhës.

Reagimi i Pjerin Ndreut:
Plaku mban ere gjaku nga 97 dhe Gerdeci. Lulushi nje i pazoti dhe hajdut qe vjedh rrugen e kombit, vret ne bulevard 4 te pafajshem, shet detin dhe mbytet ne injorancen e babales. Tjetri nje ordiner qe pasi pi e behet dhoge ju thote femrave te panjohura, kush do vije te fleje me mua pa pike turpi.Nje me vella ne burg ne Angli me emer tjete per droge. Nje tjeter biri i nje qe mbante shiritin e AGBV dhe spiunonte lagjen mbare ! Ky eshte kori i llapaqeneve qe shpifjen e kane instrumentin e vetem per te helmu shqiptaret e per te ardhe ne pushtet!