Fundi i gushtit e gjen Shëngjinin të tejmbushur me pushues, ndërsa pritshmeritë janë të larta edhe për shtatorin. Rezervimet në njësitë akomoduese shkojnë 60 deri në 70 për qind për dy javët e para të shtatorit. Shqiptarët e Kosovës që vijnë përmes agjencive turistike apo dhe privatisht zënë numrin më të madh të pushuesve në Shëngjin, por nuk mungojnë as të huajt nga vendet e Europës.
“Në shtator presim të kemi më shumë punë se një vit më parë referuar prenotimeve. Këtë vit numri i turistëve të huaj është rritur. Shpresoj se do të vazhdojë deri në mesin e tetorit, nëse do jetë koha e mirë”, u shpreh Zef Doçi, operator turistik.
Për të tërhequr turistët, hotelet dhe resortet në Shëngjin kanë dalë me paketa të reja për muajin shtator me çmime më të lira se në gusht. Një natë qendrimi në hotel, përfshirë dy vakte, mëngjes dhe darkë kushton mesatarisht 30 euro për person.
“Kemi rezervime për shtatorin, sidomos për javën e parë të muajit, ku janë rezervuar të gjitha dhomat. Paketat i kemi ulur të gjitha me 20 për qind krahasuar me çmimet e verës", tha Xhulio Nikolli, menaxher i një hoteli.
Shëngjini në Lezhë është një nga zonat më të frekuentuara në vend që dallohet për plazhet me rërë, detin e pastër, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme. Njësitë akomoduese janë shtuar dhe sot kapaciteti në total, nga Rana e Hedhun deri në Kune përllogaritet në 25 mijë shtretër.
R.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3730
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32