Pushime në Greqi? Kaloni nga Kakavija! Dogana e Kapshticës e mbyllur deri më 3 korrik

Pushime në Greqi? Kaloni nga Kakavija! Dogana e Kapshticës e mbyllur deri më 3 korrik

Dogana e Kapshticës

KORÇË- Për këdo që do të shkojë në Greqi për pushime apo për arsye familjarë, do duhet të kalojë në Kakavija, pasi Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 korrik. Report Tv mëson nga burime zyrtare nga Dogana Shqiptare se shkak është bërë situata e COVID në Greqi.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash.

Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqiptar. Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë. Ndërkohë që Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht, por të githë udhëtareve shqiptarë u kërkohet një test PCR negative dhe Formulari i Lëvizjes së Pasagjerit PFL që merret përmes aplikimit online në faqen travel.gov.gr.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë