Pushimet e verës/ Mjekja pediatre Lira Gjika: Ne i mbajmë peng fëmijët sepse kemi frikërat tona

Pavarësisht se shkolla ka mbaruar, fëmijët duhet të vazhdojnë të mësojnë, por përmes lojës. Është kjo këshilla që jep mjekja pediatre Lira Gjika në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, e cila bën apel për krijimin e qendrave kulturore që organizojnë sa më shumë aktivitete për fëmijët, ndërsa prindërit nuk duhet të harrojnë kurrë që fëmijët duhet ta ndjejnë që nuk janë vetëm.

Intervista e plotë e pediatres Lira Gjika dhënë për emisionin “Rreze Dielli”
1 – Si duhet ti kalojnë fëmijët pushimet në stinën e verës, në kohën që nuk kanë më për të mësuar, pasi nuk janë në shkollë?
Fëmijët duhet ti kalojnë ditët e verës duke luajtur , pra duke mësuar. Pavarësisht në është në shkollë apo shtëpi , fëmija duhet të luajë, pra të mësojë sepse loja dhe mësimi janë bashkë. Për fat të keq ne kemi shumë pak vende të organizuara nga shteti . Duhet të ketë qendra kulturore apo për fëmijë, biblioteka apo parqe. Duhet të organizohen qendra për aktivitetet e fëmijëve, ku të jetë një vazhdim i shkollës, ku të ketë prapë mësues, por jo mësues që vënë nota, por mësues që ndihmojnë fëmijët të luajnë sa më shumë, sepse fëmija i vetëm nuk luan dot. Fëmijët duhet të luajnë sa më shumë. E para për tu zhdërvjelltësuar dhe kur hyjnë në marrëdhënie me të rritur mësojnë anën sociale dhe gjuhën, dhe kur rrinë me moshatarët e tyre zhvillojnë akoma më mirë fjalorin dhe ndërkohë pranojnë të njëjtin. Kjo gjë nuk mund të ndërpritet për verën.

2- Çfarë sugjeroni për prindërit, si duhet ti ndihmojnë ata fëmijët që ti kalojnë sa më mirë pushimet e verës?
Në stinën e verës, fëmijët duhet të hipin dhe të zbresin. Sot rekomandohen shumë kërcimet, sepse fëmijët tanë konsumojnë shumë sheqer , dhe një nga veprimet e shëndetshme që duhet të bëjnë për të shpërbërë sheqerin është të hidhen, të luajnë , të hipin , të zbresin, të vrapojnë. Ushtrimet fizike duhet të jenë të domosdoshme përgjatë gjithë vitit. Loja është shëndet, në natyrë kafsha që nuk luan, nuk mbijeton. Kafsha që luan është kafsha që e ka të sigurt ushqimin dhe nga ky ligj nuk përjashtohen as njerëzit. Dhe fëmija e bën të qeshë të rriturin, edhe i rrituri vlerëson investimin që bën fëmija dhe ia zhvillon më cilësisht.

3 – A duhen ngarkuar fëmijët gjatë verës me kurse dhe aktivitete shkollore, apo duhet të fokusohen më shumë tek lojrat dhe zbavitja?
Jam dakord që fëmijët nuk duhet të ngarkohen me mësime gjatë stinës së verës , por libri nuk duhet të mungojë asnjëherë. Është shtuar nga ana e studiuesve nxitja që fëmijët të lexojnë sa më shumë libra, gjatë gjithë kohës.

Fëmija luan, luan dhe do të qetësohet. Të qetësohesh me një libër në dorë , apo kur ta lexon një i rritur është shumë mirë për fëmijën, sepse janë bashkë dhe shikon se s ii rrituri i përkushtohet të voglit, ka menduar për të, pra rritet siguria, fuqizohet dhe rritet marrëdhënia prind-fëmijë.

4 – Si ndikon mërzia në krijimtari , a është ajo ndihmuese? Cili është mendimi juaj?
Jam dakord me ekspertët që thonë se mërzia e rrit krijimtarinë .Fëmija do mërzitet dhe do qajë. Vetëm njeriu qan, vetëm njeriu qesh, kjo është normale. Fëmija nuk duhet të jetë vetëm në mërzinë e tij, por duhet të shohë që i rrituri nuk e anashkalon. Për një fëmijë të mërzitur, kur i rrituri ulet me të, bëhet baraz me të dhe i shkon pranë e i thotë : “Je i mërzitur? Edhe unë, dhe prandaj të kuptoj. Tani që po flasim të dy sikur po më ulet mërzia”. Fëmija sheh që nuk është vetëm . Ajo që i mundon fëmijët tanë është qe ndihen shpeshherë vetëm edhe kur janë në krah të nënës.

5- Ndodh që shpesh fëmijët i mbajmë të lidhur pas vetes ? Sa të lidhur duhet të jemi meta dhe kur duhet të fillojë shkëputja nga prindërit apo kujdestarët?
Ne i mbajmë peng fëmijët psikologjikisht apo psiqikisht, sepse kemi frikërat tona. Po ta shohësh edhe në botën e kafshëve , prindërit janë shumë të vëmendshëm. Kjo është normale sepse është përgjegjësia që na ka dhënë jeta. Kur vjen një i parritur, i rrituri duhet patjetër ta mbrojë. Ajo që ne duhet të bëjmë është të rrisim dhe edukojmë fëmijët për të ardhmen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!