Vlora, Saranda dhe Durrësi vazhdojnë të kryesojnë hartën e turizmit. Në të treja qytetet bregdetare prenotimet janë të kënaqshme edhe për muajin shtator.
Operatorët turistik tregojnë se janë kryesisht të huaj ata që preferojnë të bëjnë pushimet në vjeshtë.
Për shumëkënd në Shqipëri pushimet kanë mbaruar me gushtin, por nuk ndodh e njëjta gjë me të huaj që vazhdojnë të pushojnë në bregdetin e jugut. Të huajt që po pushojnë aktualisht në Vlorë janë me kombësi të ndryshme, por kryesojnë italianët e gjermanët. Pronarët e hoteleve dhe menaxherët e agjencive turistike tregojnë se 80 për qind e kapaciteteve akomoduese janë të rezervuara për muajin shtator.
“Kemi rezervime nga agjenci turistike. Nacionalitet më shumë nga Europa dhe më pak nga Shqipëria e Kosova”, tha Betjana Muca menaxhere.
Sezoni turistik vazhdon dhe në Durrës ku çdo ditë vijnë turistë të huaj me charter. Hotelet dhe resortet po marrin çdo ditë rezervime për shtatorin dhe gjysmën e tetorit.
“Paketat janë në oferta ku vlerat e tyre arrijnë 20-30% më lirë se gjatë sezonit veror. Përgjithësisht rezervimet janë kryer nga chartera në 70-80% të rasteve dhe pjesa tjetër nëpërmjet booking individuale”, tha Blerim Norja menaxher
Me një kapacitet prej 100 mijë shtretërish, Saranda dhe Ksamili në bregdetin jonian vazhdojnë të mirëpresin turistë në shtator.
“Parashikohet si një periudhë e suksesshme. Trend janë grupet e organizuara dhe turizmi i kroçereve”, tha Eva Mato, drejtoria e Turizmit në Bashki.
Gjatë muajve korrik dhe gusht Saranda dhe Ksamili u vizituan nga më shumë se 800 mijë turistë, shifër rekord krahasuar me vitet e tjera.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
75%
-
Jo
18.1%
-
Ndoshta
6.9%
Vota total: 72
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet himarioti
22 Korrik, 11:24
-
Mero Baze: Pesë tipologjitë e sulmeve ndaj turizmit që përsëriten çdo vit
21 Korrik, 21:39
-
Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve: Shqipëria e para për rritjen e fluksit të turistëve me 86%! Rama: Histori suksesi
21 Korrik, 13:30
-
Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve
21 Korrik, 13:02
-
Vijon fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit, rreth 7.7 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 27 sportele në funksion
21 Korrik, 11:38
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36
-
Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin
20 Korrik, 19:30
-
Shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë, pranga të riut nga Tirana! U kap me kokainë në makinë
20 Korrik, 19:23
-
VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë
20 Korrik, 18:50
-
U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak
20 Korrik, 15:13
-
Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe
20 Korrik, 15:05
-
Vlorë/ Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet edhe një 33-vjeçar
20 Korrik, 14:55
shqiperia duhet te kete 4 aeroporte,,dhe aurostraden sarande-muriqan 4 me 4 korsi......qe te kete turizem te madh...
Përgjigju