TIRANE - Edhe pse sezoni turistik ka trokitur e bashkë me të duhet të nisin edhe diskutimet për pretonimin e pushimeve, shqiptarët duken ende larg këtij entuziazmi. Zgjedhjet elektorale kanë përfshirë nga ethet gjithë administratën publike, por jo vetëm.
Ne zyrat e administratës shtetërore, shume prej punonjësve nuk kanë paraqitur kërkesat për leje dhe planifikimi i tyre mungon. Shkak është jo vetëm angazhimi në zgjedhje, por edhe frika për ndryshime në dikastere pas një rotacioni të mundshëm politik.
Kjo stepje konfirmohet edhe nga operatorët turistikë, të cilët i kanë ulur ndjeshëm prenotimet e çarterave për periudhën qershor-korrik. E bashkë me këtë situatë, prezente është edhe kriza ekonomike, e cila ka gjunjëzuar shumë prej bizneseve, të cilët janë në vështirësi financiare.
Ky fakt, sipas operatorëve do të stimulojë pushime spontane dhe kryesisht fundjavat. Në ndryshim nga kjo situatë, operatorët thonë, se ka një kategori të vogël shqiptarësh, të cilët mbeten tërësisht indiferentë ndaj zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Ndaj, ky kontingjent, duket se do të jetë i vetmi fluks shqiptaresh, që do të vijojnë të marrë kënaqësinë e pushimeve.
Por, ndryshe nga shqiptarët, të huajt duket se e kanë përfshirë vendin tonë në axhendat e tyre. Vetëm tri ditë më parë, në Durrës mbërriti kroçera e dytë për këtë vit, e cila solli 325 turistë, nga shumë shtete të ndryshme. Por veç turistëve ditorë, Shqipëria hyn në axhendat edhe të atyre që kalojnë ditë e javë këtu.
Plazhet tona, janë mjaft tërheqëse për të huajt, kryesisht ato të bregdetit të Jonit, që nga Vlora, për të vazhduar në Palasë, Dhërmi, Himarë e deri në Sarandë e Ksamil, vizitohen çdo vit nga turisë nga Perëndimi i Evropës.
Ndërsa kapacitetet hoteliere dhe restorantet, kane nisur përgatitjet për të pritur pushuesit, kryesisht shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Madje, këta të fundit, plazhet e Jugut të vendit tonë i kanë shndërruar në axhendën e tyre të pushimeve prej shumë ditësh.
Ndërsa shqiptarët e Kosovës kane më përzemër plazhet e Durrësit e Shëngjinit dhe prej dy vjetësh, në axhendën e tyre është përfshirë edhe Velipoja. Megjithatë, një pjesë e bashkive kanë çelur zyrtarisht sezonin turistik, të tjera do ta çelin sot e në vazhdim, në pritje të pushuesve të këtij sezoni turisik.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com