Pushimet, Qeveria: Ja rregullat
për marrjen e plazheve me qira 

Pushimet, Qeveria: Ja rregullat<br />për marrjen e plazheve me qira 
Ka hyrë në fuqi rregullorja e dhënies me qira nga njësitë e pushtetit vendosr për privatët e plazheve në Republikën e Shqipërisë. Rregullorja, e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, përcakton kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit në të gjitha zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat janë identifikuar si zona të përshtatshme për plazhe, me qëllim ofrimin e kushteve të përshtatshme dhe të standardeve cilësore për pushuesit.
 
Kush përfiton
Veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga çdo person fizik apo juridik i përzgjedhur nga njësia e vetëqeverisjes vendore, i cili lidh një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit të vënë në dispozicion. Kanë përparësi në shqyrtimin që do t’u bëjë kërkesave njësia vendore subjekti, që ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh dhe plani i biznesit i subjektit që përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit dhe sigurisë së pushuesve në aspektet teknike të veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe është i realizueshëm, bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.
 
Dokumentat
Në aplikimin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit; planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të ardhurave dhe shpenzimeve; dokumentacion për të vërtetuar eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit; ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga organet përkatëse, nëse ka; vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore; vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
Janë të preferuara subjekte që ushtrojnë një aktivitet të lidhur me shfrytëzimin e plazhit (strukturë akomoduese apo bar-restorant pranë hapësirës së plazhit që kërkohet ose veprimtari tjetër turistike në plazh).
 
Kushtet
Kontrata për dhënien në përdorim të hapësirave të plazhit mund të nënshkruhet me afat deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi deri në 3 vjet. Në kontratën që duhet të lidhë bashkia me subjektin, përcaktohet se hapësirat e plazhit të dhënë në përdorim për stacione plazhi nuk mund të jenë më të vogla se 200 m² dhe më të mëdha se 5 000 m². Po kështu, stacioni i plazhit duhet të mbahet i hapur nga subjektet të paktën gjatë afatit nga data 15 maj deri më 30 shtator të çdo viti.
Kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet më të mira janë si më poshtë:

Për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7.5 m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit. Hapësira prej 2.5 m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

Gjithashtu, duhet të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra dhe të jetë i pajisur me shërbime higjienike të paktën 2 për çdo kapacitet deri në 100 çadra, nga të cilat 1 e ndarë në njësi për burra dhe gra dhe 1 për njerëzit me aftësi të kufizuara. Të ketë të paktën 2 kabina zhveshjeje për çdo kapacitet deri në 50 çadra.

Plazhi gjithashtu duhet të jetë i pajisur me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve, si dhe me pajisjet përkatëse për dhënien e ndihmës së shpejtë për pushuesit; me telefon publik; me kontejnerë dhe kosha me kapak për hedhjen e mbeturinave. Çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 krevate plazhi;
Nuk mund të ndalohet apo të kufizohet, në asnjë formë dhe në asnjë kohë, kalimi i publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik. Hapësirat e plazheve të lejuara, të cilat nuk janë dhënë në përdorim për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, janë në përdorim të lirë të pushuesve dhe mirëmbahen nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Subjektet, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit, nuk do të lejojnë vendosjen e shitësve ambulantë në hapësirën midis bregut dhe zonës së çadrave përgjatë gjithë hapësirës së marrë në përdorim.

Aktiviteti i dhënies me qira të pedaloneve apo mjeteve të tjera ujore dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet jashtë zonës së notimit. Lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike duhet të bëhet në një distancë prej 200 m nga zona e notimit.
 
Ruajtja
Rregullorja parashikon pajisjen e stacioneve të plazhit me kulla vrojtimi për çdo 200–250 metra plazh, me parametrat e mëposhtëm: Kulla vrojtimi me lartësi 3 metra, me vrojtues plazhi, lehtësisht të identifikueshëm. Vrojtuesi i plazhit duhet të jetë i kualifikuar dhe i trajnuar për të shpëtuar jetën dhe për ndihmën e parë.
 
Sezoni
Strukturat dhe pajisjet e përdorura në stacionin e plazhit, përveç instalimeve sanitare publike dhe kullave të vrojtimit, duhet të çmontohen në sezonin e dimrit për t’i kthyer plazhit karakterin e tij natyror. Strukturat duhet të jenë lehtësisht të çmontueshme, të realizuara me elemente, të tilla si druri, panele të parafabrikuara të lehta, mbulesa të lehta, PVC. Në stacionet e plazheve mund të ketë 3 tipologji çadrash: me kashtë; me pëlhurë (tekstil) dhe tendë kashte apo pëlhure. 

psuhimet tabelat

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë