Pushimet u kthehen në ‘makth’, do shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet, turistët grekë bllokohen në autobus për 17 orë

Pushimet u kthehen në ‘makth’, do shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet, turistët grekë bllokohen në autobus për 17 orë

Foto nga autobusi i bllokuar i turistëve grekë

Rreth 100 turistë grekë nga Selaniku të cilët po udhëtonin drejt Austrisë për të festuar Krishtlindjet, mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore në rrugën që të çon nga Praga për në Vjenë.

Udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e djeshëm me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Mirëpo moti ekstrem nuk i lejoi të arrijnë në destinacionin e tyre.

Mediat greke shkruajnë se stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, në një distancë prej 200 kilometrash nga Vjena. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.

Më në fund, pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në autobusët e bllokuar për t’u hapur rrugën turistëve të rraskapitur nga pritja e gjatë brenda në autobus.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 25/12/2023 20:16

    Kuptoni se dolen shqiptaret ne scène dhe u harruan greket per te bemat e type si emigrante ne UE por qe europianet nuk i kane harruar kurde te bemat e grekeve ne Europe ndaj nuk i shperfillin Ta kuptojne greket se çfare ju kane bere emigranteve shqiptare dhe sa sa para kane marre nga UE per te trajtuar siç duhet emigrantet shqiptare te cilet do te flasin se nuk do te kete me berishe e mete ti mbroje greket nga shqiptaret

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/12/2023 10:38

    Pas 17 orësh një borëpastruese mbërriti pasi Greqia ngriti shqetësimin.. Hahagagahahaha... Si s'ju paska vajtur mendja austriakëve që në rast dëbore u dashka një borëpastruese për të hapur rrugët. Çudi e madhe! Shpresojmë të mos gjejnë çelësin që hap derën e qelisë se Fredit.

    Përgjigju
    • Bexheti: 24/12/2023 14:43

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë