Si po e kalon kohën në kryeqytet njeriu që kërkon Albpetrolin? I pëlqen koktejli Mohito, por edhe vajzat tiranase. Shkrimi i Anila Bashes u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com.
Ora 24.00. Ose mesnatë. Pasi ke mbyllur dhe faqen e parë të gazetës, duhet të shkosh të marrësh një sy gjumë në shtëpi, të përgatitesh për ditën tjetër. Po ja që ndonjëherë, lajmi e kurioziteti nuk të lë.
Një telefonatë që vjen nga një bar-restorant që e zgjat muzikën deri në mesnatë, të informon se në Padam, pak metra larg shtëpisë ku fle Sali Berisha, kryeministër i vendit, dhe përballë me ministrinë e Integrimit, gjendet njeriu i 850 milionë eurove. Personazhi më i përfolur i këtyre ditëve në Shqipëri. Ai që një javë më parë, kur u hapën ofertat për Albpetrolin, dha dhe ofertën më të lartë në emër të konsorciumit Vetro SilkRoad prej 1.1 miliardë dollarësh, apo 850 milionë eurosh. Ishte shfaqur vetëm atë ditë gjatë hapjes së ofertave, me kostum e kollare, flokët e prerë shumë shkurt, pak si bjond, i gjatë, tamam si një amerikan me origjinë bosnjake, pra ballkanike, por aq. Mediat filluan të gërmojnë për jetën e tij, dhe njeriu që kishte qenë me dhjetëra e dhjetëra tryeza qeveritarësh të lartë, në takime që nisnim në Azerbajxhan e kishin vazhduar edhe në Libi, dukej se ishte edhe një "qefli" i femrave dhe jetës së natës.
Surpriza
Padami, mesnatën e kaluar ishte mbushur plot. Muzika deri në qiell për habinë e të gjithëve, meqënëse aty në zonë jeton kryeminisrti Sali Berisha. Në rrugën përpara vilës, nuk gjeje vend të parkoje makinën. Aq më tepër që makinat ishin parkuar dyshe e treshe. Madje makina shumë të mira. Në lokalin e tejmbushur mezi gjej miqtë që më kishin "spiunuar" se Essad Pushkar ishte në lokal, madje në prezencën e disa vajzave bukuroshe. I gjeta, por ishte e vështirë të gjeja Essadin. E kërkova gjithandej nëpër lokal, brodha me telefonin hapur në të gjitha qoshet, por...ai kishte ikur. U ula disi e zhgënjyer të pija diçka, dhe për më tepër e lodhur pse mora mundimin në mesnatë të shkoja diku që s'e kisha planifikuar. Kur mendja më bubrronte nga këto mendime, dhe në tryezë bëja ndonjë muhabet sa për të thënë, befas në derë shfaqet ai. Por jo me një femër. Një pasthirrmë "uaaaa" dhe nuk ngurrova të hap kamerën e telefonit për ta filmuar. Nën shoqërinë e një djali tjetër, ai po kërkonte të gjente një vend për tu ulur. Dhe si për çudi, ulet afër meje. E meqënëse lokali gjendet në qendër e shumë pranë disa selive mediatike, në barin e natës nuk kishte vetëm rini, por edhe shumë gazetarë. Po mendoja se në ndonjë vend tjetër të botës, paparacët dhe gazetarët do i ishin vërsulur me mikrofona në dorë njeriut misterioz që më shumë ia ka futur dilemat shitjes së Albetrolit. Por jo, në Shqipëri, kjo nuk po ndodhte. Ishim kaq shumë gazetarë në një vend dhe kishim frikë të bënim një foto. Dhe në Shqipëri, nuk e di pse ka filluar të "instalohet" kjo ndjenjë frike. Në fund të fundit, Essad Pushkar, do të duhet të flasë një ditë se kë përfaqëson dhe paratë e kujt po xhiron për tenderin e madh.
Essad ulet aty pranë dhe duke bërë gjoja sikur nuk e shoh, kthej një qoshe syri për të parë se ai porositi dhe i erdhi menjëherë një gotë mohito në tavolinë, ndërsa miku i tij, i cili me sa duket i përket besimit mysliman, porositi vetëm një shishe ujë pa gaz. Një tavolinë më e varfër sesa ajo e imja për njeriun 850 milionë euro. Ai kishte veshur një këmishë të bardhë dhe aq, ndërsa njeriu me të cilin po shoqërohej, ishte tërësisht me kostum. Biseda mes tyre zhvillohej në anglisht, dhe mes zhurmës së gjithë atyre njerëzve në pub por edhe muzikës pak të lartë, nuk merrej vesh për çfarë po fliste. Të bëje "spiunen" ishte e vështirë.
Essad dukej se ishte shumë serioz në muhabet dhe për diç po flitej. Por menjëherë kërkon falje. Del deri te porta kryesore e Padam, dhe për aty, ndoqi një vajzë, shtatlartë, me flokë të gjatë, e cila kishte ikur para. E takon vajzën jashtë dyerve të lokalit. Diçka bisedon me të, nuk qëndron më shumë se pesë minuta dhe kthehet sërish brenda në takimin e tij misterioz.
Përveç dokumentimit të jetës së natës nëpërmjet një videoje dhe disa fotove të celularit, asgjë nuk u mor vesh. Por të paktën u provua se Essad Pushkar, veç Albetrolit pëlqen shumë edhe jetën e natës. Dhe këtë, thuajse e bëka përnatë. Ndoshta derisa të shpallet fituesi i tenderit apo edhe më tej.
Nuk e di pse më tërhoqi vëmendjen se në një tavolinë pak më tutje, vjen një shishe shampanjë në një kane plot me akull. Dhe nuk e di pse m'u duk e habitshme se aty u ul deputeti i PS, Blendi Klosi. Por që nuk kishte lidhje me Essad Pushkar i cili ishte në tavolinë tjetër. Dhe pak a shumë, kjo ishte një natë në Padam mes politikës, gazetarëve dhe djalit 850 milionë euro.
(an.ba/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com