Trajneri i Paris SG, Luis Enrique, është shpallur më i miri i sezonit nga FIFA, në ceremoninë ‘The Best’ të zhvilluar në Doha të Katarit.

Fitorja e kampionatit me francezët, por mbi të gjitha ajo e Champions Leagu i kanë dhënë spanjollit çmimin trajneri i vitit.

Sipas Fifa-s, ky është formacioni i vitit, i dominuar nga 6 futbollistë të Paris Sg, nga 11 që janë gjithësej.

Ndërsa Ousmane Dembélé është shpallur ‘Lojtari i Vitit’, duke rrëmbyer çmimin  "The Best", ekuivalenti i Topit të Artë që jepet nga futbolli francez.

Ky është vlerësimi më i lartë individual për një futbollist, që për Dembelen vjen pas topit të artë, duke kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm.

Në garën për çmimin ‘The Best’, Dembele ka mposhtur rivalë si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. Këtë cmimi vitin e kaluar e Vinicius Junior, ndërsa rekordin si futbollisti më i mirë e mban Lionel Messi, me 3 trofe.