Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar 70 vjetorin ekzekutimit të 22 intelektualëve, pa gjyq me pretendimin e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

Ai shkruan se kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate është simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe dhe një nder krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi duke shtuar se të tilla tragjedi nuk duhet të përsëriten.

Ai duket se këtë situatë e ka paralelizuar me ditët e sotme duke thënë “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

Meta tha se në 25 prill do të jetë dita e triumfit të demokracisë dhe fuqisë së votës të çdo qytetari.