Një njeri i cili po notonte në lum drejt Koresë së Veriut, është pushkatuar me qindra plumba që u qëlluan nga ushtarët koreanojugor. Ekzekutimi ndodhi dje pasdite në kufirin e fortifikuar që ndan dy Koretë.
Viktima arriti të kalonte një gardh të rrethuar me tel me gjemba në bregun e lumit Imjin i cili rrjedh në një pjesë të Zonës së Çmilitarizuar ndërmjet dy vendeve dhe më pas u hodh në ujë.
“E paralajmëruam disa herë verbalisht që të kthehej në breg. Lumi është rreth 800 metra i gjerë në vendin ku u hodh ai. Nuk do t’i duhej shumë që të dilte në anën tjetër. Ishte një situatë shumë e tensionuar.”- tha gjenerali Cho Jong-sul.
Kur panë që njeriu i injoroi thirrjet, e gjithë njësia me 30 ushtarë, filloi të qëllojë me armë zjarri. I pyetur nëse kjo ishte një përgjigje e arsyeshme, Cho Jong-sul tha se është rregull të qëllosh këdo që nuk i përgjigjet urdhërit dhe mundohet të arratiset në një zonë të kontrolluar”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com