TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Besnik Cani. (SHIKO KËTU) Cani, aktualisht është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltar i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
Prokurori Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit edhe pse ai pati probleme me justifikimin e pasurisë dhe për disa çështje që kishte hetuar.
Pavarësisht se ai u konfirmua në detyrë nga KPK, janë ngritur dyshime për aspektin profesional pasi ka pasur disa denoncime në adresë të tij. Cani njihet si prokurori që nuk ka hetuar ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta.
Dosja e dytë që ka ngritur pikëpyetje mbi profesionalizimit e prokurorit Besnik Cani është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet.
Prokurori Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit edhe pse ai pati probleme me justifikimin e pasurisë dhe për disa çështje që kishte hetuar.
Njoftim për shtyp
Në datë 27.11.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.
Në datë 25.1.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr. 84, datë 27.11.2019, në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
He mer komentues u prish tastjera...skomentoni dot te keta mavite qe kane kaluar...po normal qe do kaloje se ka mbyll hetimet e cunave te partise dmth familjes dmth catise...sot duken heronj po shume shpejt do perfundojne né azil keta te KPK se rrumbullakesia i prek te gjithe
Përgjigju