KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besnik Cani, edhe pas problemeve me dosjet dhe pasurinë

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besnik Cani, edhe pas problemeve me dosjet dhe pasurinë

Prokurori Besnik Cani

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit vendosi sot që të konfirmojë në detyrë prokurorin Besnik Cani, pas seancës së zhvilluar katër ditë më parë. Sipas trupit gjykues të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici Cani nuk ka probleme për të kapërcyer Vettingun, edhe pse gjatë seancës së zhvilluar më 23 nëntor ai pati probleme me justifikimin e pasurisë dhe për disa çështje që kishte hetuar.

Këshilltari i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, gjatë vlerësimit për tre shtyllat; pasurinë, integritetin moral dhe professional, evidentoi disa probleme si ajo e pasurisë, për banesën në Paskuqan, një karburant dhe për bilancin negativ të të ardhurave për të justifikuar shpenzimet  në vitet 2005-2011.

Cani, sipas DSIK, nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe duhet të vazhdojë detyrën, ndërsa disa denoncime për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar, dolën të pavërteta.Megjithatë Komisioni ka ngritur dyshime për aspektin profesional pasi ka pasur një lumë denoncumesh kundër tij, ndërsa janë ngritur dyshime për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe një në Elbasan. E para për moshetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehtë, por nga hetimi rezultoi se gruaja e tij kishte marrë statusin si e pastrehë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet. LEXO KETU

Vendimi i plotë i KPK-së për Canin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Cani, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 27.11.2018 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besnik Cani, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Transferimin e çështjeve pranë organit kompetent për inspektim e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, si më poshtë vijon:

a) Praktikës së marrëdhënies juridiko – civile ndërmjet subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me shoqërinë “K…i” shpk;

b) Dosjes së procedimit penal me nr. 1079 të vitit 2012 si dhe praktikës për përfitmin e statusit të familjes së pastrehë në bazë të vendimit nr. 14 të datës 28.03.2013 të Këshillit Bashkiak Fier;

c) Çështjes nr. 1290 të vitit 2015, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;

d) Çështjes nr. 1380 të vitit 2006, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 25/01/2019 19:44

    Besnik Cani eshte nje nder prokuroret me te afte dhe prefesionalisht me te miret qe ka shiperia. Po te kishim dy prokuror si Besnik Cani sot shqiperia Europe. Po te njohesh Besnikun nga afer kur sdo e harrosh per miresine qe ka dhe respektin qe ju le jo si prokuror me pozitat me te larta por si nje njeri I thjeshte dhe pa asnje lloj tangerlleku. Bravo vazhdo siq je se kurre asnje gjemb I ketyre batakqinjve nuk Do te prek

    Përgjigju
  • Shtetasi: 30/11/2018 12:59

    Ky esht nje nga prokuroret me te mir te republikes. Do ishte turp i madh te ngelte ky kur kaluan gjith ato koka krimi.

    Përgjigju
    • Tirana: 25/01/2019 19:46

      Bravo ky eshte nje nder prokuroret e vetem qe ka shqiperia I ndershem dhe prefesionist.✋

  • Robshi: 29/11/2018 11:20

    Ky është të lista e jokulakeve prandaj ska problem se nuk justifikon sa 10fishi atyre që kanë ikur...imagjino sa kamikaz bëhet ky për keta në pushtet duke e ditur se e kanë kaluar me hatër...tung te fala ndërkombëtarëve

    Përgjigju
  • lexuesi: 27/11/2018 11:45

    Ore po pak i 'paafte' dhe cik si shume 'i pasur' eshte, cte keqe ka?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë