Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ish-zv ministrja e brendshme në Report TV: Situatë katastrofike! Shqipëria ka kapacitete, të organizohemi për të pritur më shumë emigrantë

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në Report Tv se Shqipëria ka mjaftueshëm kapacitete për të pritur emigrantë nga Ukraina dhe se mund të presë edhe më shumë nëse organizohet më mirë. Ajo shtoi se Shqipëria është një vend mikëpritës dhe në këto momente të vështira për popullin ukrainas po tregohet solidare.

“Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj refugjatëve. Ka kapacitet për të pritur emigrantë, vetëm se duhet të organizohet. Të mos harrojmë vëmendjen tek zona e luftës edhe të jemi të kujdesshëm me të gjitha mundësitë qe kemi. Shqipëria ka edhe një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit, e ka treguar veten.”, tha ajo.

E ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Gjebrea tha se pavarësisht tentativave për negociata lidhur me konliktin Ukrianë-Rusi, nuk është arritur asgjë, ndaj dhe situata tani paraqitet katastrofale.

“Ka shumë vite që bëhen negociata, për të gjetur një zgjidhje në konfliktit Rusi-Ukrianë. Kemi marrëveshjen e Miskut. Megjithatë nuk është arritur dhe jemi në një situatë katastrofale. Është dëshpëruese kur shohim dhe miliona refugjatë që po braktisini vendin e tyre të dëshpëruar.”, tha ajo.

Sipas saj Rusia nuk e ka pritur këtë rezistencë të guximshme nga populli ukrainas edhe pse forcat ruse janë më të përgatitura dhe kanë më shumë kapacitet.

“Është e dukshme që ukrainasit kanë bërë rezistencë të fortë. Në të gjitha aspektet Rusia ka epërsi sa i përket pajisjen me forca ushtarake, tanke dhe mjete luftarake. Në një farë mënyrë Ukraina ka treguar një fuqi rezistence.”, u shpreh ish-zv ministrja.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 06/03/2022 01:16

    REFUGJATET COJA SHEFIT TEND NE SHTEPI SE KA SARAJET NE SURREL,,,DHE ILIR METES E SALI BERISHES TEK GJIRI I LALEZIT...KANE PALLATE ATJE,,,TE BERA ME LEKET E VJEDHURA POPULLIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda