NATO: Putin të largohet nga Ukraina, rrezikon edhe Bosnjën e Gjeorgjinë! S'futemi në luftë, kemi përgjegjësi për 1 miliard njerëz! Blinken: SHBA-BE duhet ta mbajnë Rusinë nën presion

Nga selia qendrore e Aleancës në Bruksel NATO i pati shumë të qarta mesazhet sot ndaj Putinit për luftën që ai po e bën në Ukrainë. Pjesë e takimit të jashtëzakonshëm sot ishin edhe BE, Finlanda dhe Suedia, me 2 kombet e fundit që Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se do të marrin pjesë në çdo takim tani e tutje.

Teksa paralajmëroi se ditët në vazhdim "ka të ngjarë të jenë më keq" në Ukrainë, Stoltenberg i bëri thirrje Putinit të tërhiqet.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”, tha ai.

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s, tha se Shqipëria mbetet krahë Ukrainës dhe do e ndihmojë atë në çdo mënyrë që të mundet. Xhaçka tha se sulmi rus mbi Ukrainë është i pajustifikuar dhe se duhet të ndalet

Pas takimit të jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”. Ai nënvizoi se aleanca ka përgjegjësi për jetën e 1 miliard njerëzve.  

Në takimin e sotëm ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë tani ka "ndryshuar rrënjësisht" në planin afatgjatë. Stotltenberg tha se Rusia rrezikon edhe vende si Gjeorgjia apo Bosnje-Hercegovina. 

"Vende të ndryshme. Ne kemi parë Rusinë të përpiqet që të me fuqinë e saj t'i intimidojë por edhe duke ndërhyrë në çështje të brendshme. Gjeorgjia ka qenë e pushtuar nga Rusia. Në Moldavi ka trupa ruse pa konsensus. Kështu që edhe përpara pushtimit rus të Ukrainës këta vende përballeshin me rrezik por rreziku është shtuar dhe për këtë arsye duhet të shikojmë se çfarë duhet të bëjmë si NATO", tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
G7: Krimet e luftës do të ndiqen penalisht, korridoret humanitare të krijohen menjëherë dhe të ndalë sulmet ndaj centraleve bërthamore

Ministrat e Jashtëm të G7 thanë se Rusia me sulmet ndaj Ukrainës do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës. Ata bën thirrje që të ndalen sulmet ndaj centraleve bërthamore dhe se krijimi i korridoreve humanitare të bëhen sa më shpejtë.   

 "Ne do të mbajmë përgjegjësi ndaj atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë përdorimin pa kriter të armëve kundër civilëve, dhe ne mbështesim hetimet dhe mbledhjen e provave, veçanërisht nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Krijimi i shpejtë i korridoreve të reja humanitare për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe fundi i sulmeve nga Rusia në afërsi të termocentraleve bërthamore të Ukrainës duhet të ndodhin sa më parë", tha G7

Ora 19:13
Blinken: SHBA dhe BE duhet ta mbajnë Rusinë nën presion

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha në Bruksel Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ora 17:42
Xhaçka: Sulmi rus mbi Ukrainën duhet të ndalet, Shqipëria e angazhuar për të ndihmuar ukrainasit, roli ynë i vlerësuar nga aleatët

 

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s, tha se Shqipëria mbete krahë Ukrainës dhe do e ndihmojë atë në çdo mënyrë që të mundet. Xhaçka tha se sulmi rus mbi Ukrainë është i pajustifikuar dhe se duhet të ndalet

 "Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën  heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh  masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë, duke ia rritur në mënyrë të jashtëzakonshme koston e këtij agresioni kriminal, që tashmë edhe me bashkëpunimin e Shqipërisë i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar për krime lufte.Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës.Theksova në takim se duhet bërë më shumë, të bëhet më shumë që të ndalet sulmi i pajustifikuar mbi Ukrainën dhe mbi sigurinë e sistemin ndërkombëtar.Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë, të cilët kanë treguar gjatë këtyre ditëve një solidaritet të jashtëzakonshëm me popullin ukrainas duke mbledhur ndihma, që roli që ka luajtur Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga aleatët dhe që bashkë me ta do të vazhdojmë punën e mirë që kemi bërë gjatë këtyre javëve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, në OSBE, në Këshillin e Europës dhe në çdo forum ndërkombëtar ku mund të ofrojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, lufta e të cilit nuk është thjesht një luftë për mbijetesën e Ukrainës por një luftë për paqen e sigurinë në kontinentin evropian", tha Xhaçka.

Ora 16:20
Borrell: Putin donte të na përçante, por ai arriti të kundërtën! Bota është e unifikuar dhe në anën e duhur

"Rusët po bombardojnë gjithçka: spitale, shtëpi dhe shkolla me shumë viktima civile. Kjo është një mënyrë barbare për të bërë luftë." Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Punëve të Jashtme së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

"Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të dërgojë së shpejti një mision për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Ukrainë. Kjo është lufta e Putinit. Dhe Putini duhet ta ndalojë atë. Ne do të jemi të bashkuar në thirrjen që kjo luftë të ndalet. dhe të shmangim vrasjet njerëz të pafajshëm”, shtoi kreu i diplomacisë së BE-së.

Borrell tha se bota është në anën e duhur dhe se vota e OKB-së e vërteton këtë.

"Bota është me Ukrainën, është në anën e duhur të historisë. Ky votim dërgoi një sinjal të qartë. Sot Këshilli i të Drejtave të Njeriut votoi përsëri dhe krijoi një komision të pavarur hetimor për situatën humanitare dhe rezultati ishte shumë i qartë. : 32 vota pro, 2 kundër, 3 abstenime”. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp në përfundim të Këshillit të jashtëzakonshëm të BE-së për Punë të Jashtme

 "Shpresoj se (sanksionet) do të dëmtojnë makinën ruse të luftës. Presidenti Putin donte të na përçante, por ai arriti të kundërtën. Ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe Rusia është plotësisht e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar, siç tregoi qartë votimi në Asamblenë e Përgjithshme. ", ai shtoi.

Ora 15:30
NATO: Rusia po përdor bomba thërrmuese në Ukrainë! Po shkelet e drejta ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e Ukrainës.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve në bazë të disa raporteve janë gjetur prova se po përdoren armë që janë në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare.

 "Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", tha Stoltenberg.

Ora 14:45
Ministri i Jashtëm i Ukrainës thirrje NATO-s: Veproni tani ose do të jetë tepër vonë!

"Veproni tani ose do të jetë shumë vonë." Ky është mesazhi i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, gjatë takimit të NATO-s me homologët e vendeve të tjera të Aleancës. "Mos lejoni që Putini ta transformojë Ukrainën në Siri. Ne jemi gati të luftojmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Por ne kemi nevojë për ndihmën konkrete dhe të vendosur të partnerëve tanë tani", shkroi ai në Twitter.

Ora 14:00
Stoltenberg: Situata rrezikon edhe Gjeorgjinë dhe Bosnjen! Pjesë e diskutimeve nga tani e tutje edhe Suedia dhe Finlanda!

1646398555_Screenshot1.jpg

Bashkimi Europian si njësi më vete, Finlanda dhe Suedia do të jenë pjesë e diskutimeve brenda NATO-s për përballjen me Putin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se situata mund të rrezikojë edhe vende të tjera.

"Ne nuk jemi pjesë e kësaj konflikti. Nëse do të ishim do të ishte një situatë shumë e rrezikshme. Rusia kërkon të krijojë një zonë të re influence. Dhe kjo do të rrezikonte edhe Gjeorgjinë apo Bosnje-Hercegovinën. I bëjmë thirrje Rusisë që të pranojë bisedimet.  Sot ishin me ne edhe BE, edhe Suedia edhe Finlandë. Të dyja vendet do të marrin pjesë në çdo konsultim që ne po bëjmë për këtë situatë", tha ai.

 

Ora 13:59
NATO: Do të ketë më shumë vdekje! Ditët në vijim ka gjasa të jenë më të këqija se këto që kemi kaluar

1646398579_Screenshot3.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po flet në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel këtë pasdite.

Ai ka paralajmëruar se "ditët që do të vijnë ka të ngjarë të jenë më të këqija" për Ukrainën, me "më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe më shumë shkatërrim".

Stoltenberg shtoi se Rusia ka të ngjarë të sjellë "armë më të rëndë" ndërsa ata vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin e rrethuar.

J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • igor: 05/03/2022 00:39

    PO pse budalla ishte lukashenko qe nuk bente nje hap pa pyetur rusine,,,sepse e dinte qe me rusin nuk behet shaka,,,keta ne ukraine iu duk rusia si nje tiger prej letre,,,ja si e pesuan tani,,,,kjo duhet te behet mesim per te tjeret qe me superfuqite duhet te merresh vesh,,,,me bisedime,,,jo te besh lufte......///

    Përgjigju
  • B.R.S.S..: 04/03/2022 21:18

    AMERIKA U HALLAKAT SI VAJI NE LAKRA,,,POR MOS HARRONI SE ATJE TE PRET MUZIKU RUS,,,QE TA NUMERON NE LULE TE BALLIT.....TANI UKRAINA PERJETE DO JETE NE SFEREN E RUSISE,,,SI BJELLORUSIA E TE MOS BEJNE PERC-PERC,,,NDEYSHE DO I HEDHE RUSI NEPER GERNETA SI QENER TE NGORDHUR.....PO T'JA MBAJE TE HYJE AMERIKA NE KETE KONFLIKT,,,DO PERCELLOHET ME KEQ SE UKRAINA...////

    Përgjigju
  • koli: 04/03/2022 19:43

    UKRAINA DUHEJ TE ISHTE MARRE VESH ME RUSINE,,,,,jo te bente te fortin,,,,duke menduar se do kishte naton mbas vetes.....presidenti te jape doreheqjen sa me shpejt.....

    Përgjigju
  • Ehuuu: 04/03/2022 16:01

    Keta me pak fjale i thon vet rusit kujt shteti ti bjeri.

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/03/2022 10:11

    Nuk fillon mbledhja pa ardhe Xhaçka.

    Përgjigju
  • didi: 04/03/2022 10:10

    Olta e ke mare ndonje pushke druri me vete se vetem ato na kane mbetur... I shiti te gjetha Sali non grata tani nemi pa breke.... Pastroni tunelet qe keni 30 vite qe i shani se mjere populli ku do gjeje brime te futet... Rrofte Sali non grata e Fatmir Gerdeci me pallatet e Delijorgjit....

    Përgjigju
  • Alb: 04/03/2022 10:08

    Masi keka Xhaka tash po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare