Pushtimi i Ukrainës, Pollo: Putin solli me dhunë e gjakderdhje mendësinë shekullit të 19 në shekullin e 21! Civici: Lufta do prekë edhe ekonominë tonë të brishtë

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo komentoi sot pushtimin e Ukrainës nga Rusia duke u shprehur se Valdimir Putin po rikthen vlerat e shekullit të 19 në shekullin e 21. Pollo tha për ‘Kontrast’ në Report TV se nisur nga lufta e sapo nisur edhe Shqipëria ka nevojë të rishikojë disa qëndrime.

Ai shtoi se liderët e vendeve më të mëdha Perëndimore sot duhet të jenë më të qartë pas kësaj që po ndodh.

“E keqja është sistemi i vlerave të shekullit të 19 që Vladimir Putin i futi në shekullin 21 me dhunë dhe gjakderdhje. Sepse ne pamë mbledhjen e këshillit të tij të sigurisë ku i detyronte shefat e tij të sigurisë të pranonin këtë rrugë. Por për të parë të mirën e vogël tek e keqja e madhe, Evropa dhe Perëndimi nuk u zgjuan kur Rusia pushtoi province të Gjeorgjisë në 2008, apo aneksoi Krimenë në 2014. Shpresoj që sot të jenë të qartë vendimarrësit e shteteve më të fuqishme. Por edhe Shqipëria duhet të rishikojë disa gjëra. Nuk është ajo botë ku do donim të jetonim, por kemi një raport forcash” – tha Pollo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Civici: Lufta do ta prekë edhe ekonominë tonë të brishtë! Çfarë ndodh nëse Rusisë i bllokohet SWIFT-i?

Për ekspertin e ekonomisë, Adrian Civici, pasojat e luftës Rusi-Ukrainë do të reflektohen edhe në ekonominë e brishtë të Shqipërisë. Për ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se pavarësisht garancisë që importuesit e miellit dhe grurit japin për tre muaj rezerva, rritja e çmimit është e pashmangshme.

Civici komentoi edhe kërkesën e Ukrainës që Rusisë t’i bllokohet sistemi SWIFT i bankave. Ai sqaroi se kjo masë drastike do ta paralizonte sistemin bankar të Rusisë, por nuk do të linte pa prekur edhe vetë ekonominë Evropiane.

“Parashikime të zymta në javët në vijim për disa lëndë të para që janë të nevojshme edhe në ekonominë tonë. Rusia është vendi i dytë eksportues i naftës në botë, apo i pari për grurin dhe disa produkte të tjera. Për aq kohë sa tregjet e këtyre ndikohen nga disa situate, direkt reflektohen edhe tek ne. Pavarësisht disa grancive nga importuesit e miellit dhe grurit që dhanë sot se kemi rezerva për 3 muaj, situate e përgjithshme do të jetë e komplikuar. Sepse përveç rritjeve të çmimeve, kjo situatë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet tregtare mes vendeve.

Mund të frenohen edhe ato eksporte modeste që ne kemi. Gjithashtu nga ukraina vitet e fundit në Shqipëri vijnë rreth 50 mijë turistë në vit. Edhe ky kontrigjent që mund të mos vijë më do ta prekte sektorin e turizmit dhe ekonominë. Pesha dhe efektet e ekonomisë ruse do të bien edhe në vetë ekonominë europiane dhe do të reflektohen edhe tek ekonomia jonë e brishtë.

Sistemi SWIFT është sistemi që mundëson të gjitha transaksionet ndërkombëtare. Nëse një vend përjashtohet apo i mbyllet sistemi SWIFT, ai nuk ka mundësi të kryejë transaksione me vendet e tjera. Dhe një vend si Rusia që bën miliarda dollarë transaksione do të paralizonte sistemin bankar. Por nëse merret kjo masë do të ketë pasoja edhe për vetë Evropën, por nga ana tjetër për Rusinë do të ketë pasoja shumë të rënda” – tha Adrian Civici për “Kontrast” në Report TV.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë