Pushuesit nga Kosova vijnë me pushime, shqiptarët i mbyllën, nisin kthimin drejt Greqisë! Fluks në Morinë, Kapshticë e Kakavijë

Këto ditë të gushtit, dhe sidomos fundjava, kanë rritur fluksin e qytetarëve dhe automjeteve që hyjnë dhe dalin në kufinjtë e vendit.

Mëngjesi i së dielës, 20 gusht 2023, ka qenë shumë i ngarkuar në Morinë, për shkak se shumë pushues nga Kosova i janë drejtuar plazheve në Shqipëri ndërsa vijojnë punimet në urën e re të lumit ‘Drin’.

Për shkak të situatës së krijuar policia rrugore vihet re gjatë gjithë kohës në këtë segment.

E njëjta situatë me fluks të ngarkuar është vënë re edhe në Kakavijë, pasi shumë qytetarë janë duke dalë nga vendi. Në pikën kufitare në 24 orët e fundit janë larguar 7120 qytetarë, ndërsa në drejtim të kundërt, nga Greqia në Shqipëri janë future 4280 qytetarë.

Për shkak të fluksit të shtuar pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje ndërsa pala greke 4 në hyrje dhe 2 në dalje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Fluks lëvizjesh mes Greqisë dhe Shqipërisë! Mbi 19 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe kanë dalë dy ditët e fundit në Kapshticë

Fluks lëvizjesh janë shënuar në Pikën Kufitare të Kapshticës gjatë fundjavës, ku më shumë se 19 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria. Ndërsa përgjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i lëvizjeve është shënuar në dalje të territorit shqiptar.

Pika kufitare e Kapshticës po përballet këtë fundjavë me një numër të lartë udhëtarësh, kryesisht  shqiptarë të cilët po kthehen pas pushimeve në vendin fqinj, Greqi.

Radhët e automjeteve për shkak të fluksit të madh kanë qenë të gjata në zonën neutrale e deri tek hyrja e doganës tonë.

Shkaku i radhëve sipas policisë kufitare vijon të mbetet kapaciteti i reduktuar i sporteleve greke, ndërsa në palën shqiptare prej mëngjesit janë hapur të gjitha sportelet për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët.

Aktualisht vijon të ketë fluks ndërsa qytetarët shprehen se një gjë e tillë nuk është normale pasi nuk e dinë edhe sa gjatë duhet të presin për të kaluar në anën tjetër.

Përgjatë dy ditëve nga kjo pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë 19000 shtetas ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4163 dhe kanë dalë 5862 shtetas.

Ky fluks mendohet të zgjasë deri në fund të gushtit.

Ora 09:32
Kakavijë, fluks i lartë lëvizjesh, por nuk ka radhë të gjata pritjeje

Pika kufitare e Kakavijës po përballet këtë fundjavë me një numër të lartë të lëvizjeve në dalje të territorit shqiptar. Në 24 oret e fundit janë shënuar gjithsej 11400 shtetas, 4280 në hyrje dhe 7120 në dalje.

Mësohet se kanë kaluar 3420 mjete nga te cilët 1176 në hyrje dhe 2244 në dalje....

Aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje ndërsa pala greke 4 në hyrje dhe 2 në dalje.

Nuk janë shkaktuar radhë të gjata në pritje nga të dyja anët e Kufirit pavarësisht fluksit në rritje, informon gazetari i Report Tv, Piro Nase 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 20/08/2023 15:13

    La name 6 vjet me ndertu i ure a ka shtet apo ska?ju mediat pse nuk e ngrini si problem ku calo puna qe se bejn uren?

    Përgjigju
    • Emigranti: 20/08/2023 15:51

      Kane nevoje te vjelin fonde

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit