Pushuesit zgjedhin Ksamilin: Më mirë s'bëhet!... çmime të ulëta dhe bukuri të rralla

SARANDË-Një ndër zonat bregdetare më të preferuara gjatë kësaj vere është qyteza e Ksamilit. Ujërat e pastra të Jonit, bukuritë natyrore me 4 ishujt, afërsia me qytetin e Sarandës dhe qytetin antik të Butrintit janë disa nga arsyet përse pushuesit vendas, por edhe të huaj, përzgjedhin atë për të kaluar ditët e tyre të pushimeve.

Pushuesit shprehen se kanë zgjedhur Ksamilin për arsye të ujit të pastër, qetësisë dhe bukurisë natyrore të tij, por edhe për shkak se askund tjetër më shumë se në Ksamil nuk mund të shijohen produktet e detit ku mbizotëron midhja e Butrintit.

"Shumë shumë mirë,  ushqimi shumë i mirë, çmimi shumë i mirë. Vij nga Greqia për të bërë plazhin këtu nga 4 vjet. Jam shumë e kënaqur", u shpreh një pushuese.

"Më bukur se këtu s’ka. Ushqimet janë të freskëta. Unë vij nga Milano për të bërë plazhin këtu. Shumë i kënaqur jam. Gjë më të bukur s’ka.  Çmimet shumë të ulëta. Në Itali e paguaj çadrën 30 euro, ndërsa këtu 8 euro. S’ka çmime më të ulëta", tha një tjetër.

Ndër pushuesit e huaj, këtë vit  numrin më të madh e zënë pushuesit Italianë, të cilët shprehen të kënaqur që ndodhen në këtë vend të mrekullueshëm.

"Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është viti i dytë që vijmë këtu. Njerëzit na kanë trajtuar shumë mirë. Shërbimi në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, edhe Shqipëria është një vend i mrekullueshëm", tha një pushues italian.

"Ushqimi në Shqipëri është shumë i mirë. Këtu i ke të gjitha, peshkun e  freskët, mishin e mirë. Çdo gjë këtu është e mirë", tha një tjetër.

Çmimet për akomodim fillojnë nga 25 euro/nata  dhe  përgjatë ditëve të gushtit shumica e dhomave të hoteleve dhe apartamentet familjare janë të prenotuara.

"Çmimet variojnë nga 25 deri në 35-40 euro. Me prenotimet nga Korriku jemi shumë mirë. Funksionojmë online dhe me kompani udhëtimi. Por edhe vizitorë të rastit nëse kemi dhoma të lira. Unë jam i prenotuar për gjithë gushtin", tha një pronar hoteli.

Pronarët e restoranteve në bregdet, të cilat ofrojnë edhe shërbime me shezlong për pushuesit, shprehen të kënaqur me fluksin e deritanishëm. Çmimet e shezlongeve variojnë nga 900 deri në 1.200 lekë dhe në këto ditë gushti në Ksamil është e vështirë të gjesh një çadër dhe shezlong nëse nuk e ke prenotuar paraprakisht.

"Si çdo vit Ksamili vizitohet nga një mori e madhe turistësh nga vende të ndryshme të botës. Situata është shumë e mirë dhe ka fluks. Turistët janë të kënaqur nga shërbimi jonë, nga uji i pastër, por edhe nga çmimet, pasi janë të arsyeshme. Nuk ka pasur ndryshim çmimesh", tha pronarja e hotelit.

Në plazhe këtë vit funksionojnë edhe rojet bregdetare, por problem mbetet se ky shërbim mundësohet vetëm 2 muaj korrik dhe gusht, ndërkohë qe sezoni i plazhit në Ksamil fillon në maj dhe vazhdon deri në tetor

"Kemi që nga 1 korriku që jemi në aksion.  Siguria në Ksamil ka ndryshuar. Ka pasur disa raste, por këshillat që ju kemi dhënë turistëve janë zbatuar. Ne kemi nisur punën që në Korrik dhe  funksionojmë vetëm dy muaj. Duhet të funksionojmë nga qershori deri në shtator pasi turistët janë gjatë gjithë kësaj periudhe", tha roja e plazhit.

I vendosur vetëm 17 km nga Saranda, përveç detit e plazheve, Ksamili ofron për pushuesit edhe mjaft atraksione të tjera për t’i vizituar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati djali lushnjarit: 01/08/2019 19:29

    Kete punen e cmimeve të ulët per Ksamilnë e thoni me ironi me sa duket se vetëm nje kafe ktu në Ksamil bën nga 10 mij lek e siper hahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU