Kur vjen puna tek dashuria njeriu verbohet dhe në fund të fundit, mosha, pesha apo gjatësia janë thjesht numra për dy persona që duhen. Ka plot shembuj që e kanë vërtetuar këtë gjë, dhe një prej tyre është edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila u martua me maqedonasin Serjoza Markov pavarësisht se ai është shumë më i madh në moshë se këngëtarja.
Herë pas here Adelina publikon foto me Serjozan dhe të birin Jon duke treguar se pavarësisht diferencave janë një familje e lumtur. Gjithsesi ka ende nga ata persona që janë të pakënaqur nga zgjedhja e këngëtares. Ditën e sotme teksa Tahiri ka dalë ‘live’ në Instagram, është përballur me komente mjaft ofenduese, dhe njëra prej tyre i kujton se çdo natë këngëtarja puth një plakush për lekë.
Adelina u ka mbyllur gojën të gjithëve me komentin e saj. “S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje. Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete,”- u shpreh ajo dhe si për t’i 'vënë kapakun' i jep një të puthur bashkëshortit të saj, sapo ai futet në makinë.